EKSKLUZIVE/ Heroi i Partizanit kundër Skënderbeut, Mehmeti: Fitore e çmuar, këtë vit dua të jem protagonist (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 21:02

EKSKLUZIVE/ Heroi i Partizanit kundër Skënderbeut, Mehmeti: Fitore e çmuar, këtë vit dua të jem protagonist (E PLOTË)

Adnard Mehmeti ishte shpëtimtari i Partizanit kundër Skënderbeut, në atë gol në shtesë, që shkarkoi gjithë tensionin dhe presionin mbi “demat”.WhatsApp Image 2024-08-25 at 21.55.41Pas ndeshjes ai foli ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ku shprehu emocionet e para. Mesfushori deklaroi se ishte e rëndësishme të shënonte në këto ndeshje të para dhe e lumturon më shumë fakti që ia doli të shënojë në fund dhe t’i japë tri pikë ekipit.

Një fitore e vonë, e vendosur nga ana juaj. Sa e rëndësishme ishte për ju personalisht dhe për ekipin?

Normalisht, ishte vendimtare, Ishte shumë e rëndësishme të ktheheshim te fitorja. Personalisht është ndjenjë shumë pozitive kur shënoj, aq më shumë në fund për t’i dhënë ekipit tri pikë të rëndësishme. Ishte e rëndësishme të shënoja që në këtë start, pasi merr edhe veten dhe fiton besim, jo vetëm unë, por edhe i gjithë ekipi.

Vjet shënuat katër gola. Do ta kaloni këtë shifër në këtë sezon të ri, që sapo ka nisur?

Unë gjithnjë synoj t’i rris paraqitjet e mia. Dua dhe mendoj se do të bëj edhe më shumë se katër e golat e shënuar në sezonin e kaluar.

Vjet hasët vështirësi edhe për shkak të dëmtimeve. Prisni një aktivizim më të rregullt dhe rol kryesor në këtë sezon?

Shpresoj të jetë ndryshe këtë sezon. Vjet kam pasur shumë lëndime, sapo rikuperohesha nga një lëndim dhe e merrja veten, përballesha me një tjetër dëmtim. Shpresoj që të mos kem më dëmtime, për momentin ndihem shumë mirë dhe dua të bëj një sezon të mirë dhe të suksesshëm.

Çfarë prisni ndryshe me trajnerin e ri që do të prezantohet në vijim?

Edhe pse ende nuk ka ardhur trajneri i ri, mendoj se kemi pasur një nisje të mirë. Shpresojmë që edhe kur ai të bashkohet me ekipin, do të vijojmë në rritje për të bërë paraqitje më të mira.

Si e sheh këtë skuadër të sivjetshme në krahasim me ekipin e vjetshëm?

Vitin e kaluar mund të them se kishim një skuadër shumë të fortë, por na ka munguar disi fati, por edhe këtë vit mund të them se kemi ende cilësi shumë të mira secili prej lojtarëve. Çunat i shoh në “top-formë” dhe po japin maksimumin e tyre.

Besoni se këtë vit mund ta fitoni titullin kampion?

Shpresojmë! Ne do të japim maksimumin për ta sjellë titullin e 18-të në shtëpinë e kuqe. Vitin e shkuar na iku për pak, për një ndeshje të fundit.

Cara ju gjeti fiks në vendin e duhur. E meriton një kafe për atë pasim të bukur?

(Qesh) Cara është një nga lojtarët që më gjen më së shumti në metrat e fundit. Kur unë shënoj, në shumicën e rasteve ai mi jep pasimet.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"