EKSKLUZIVE/ “Heroi” i Skënderbeut kundër Elbasanit, portieri Alia: Ndeshja ime më e mirë! Me Partizanin është si derbi
Marko Alia ishte “heroi” i parë i Skënderbeut në ndeshjen me Elbasanin, pasi me pritjet e tij i dhuroi një barazim me vlera ekipit në një transfertë të vështirë. Për “Panorama Sport” 24-vjeçari u shpreh i kënaqur me paraqitjen.“Mendoj se jemi shumë të kënaqur, duke ditur që ishim me një lojtar më pak për shumë minuta. Ekipi dha maksimumin dhe shpirtin në fushë, mendoj se ka qenë një provë shumë e mirë nga ana jonë. Gjithë ndeshjen kemi bërë mirë, ndoshta edhe mund të ishte ndryshe po të ishim me forca të barabarta, por edhe 10 kundër 11 kemi pasur mundësinë me Bismark për ta fituar ndeshjen”.
Për aspektit personal, Alia pranon se ishte një nga ndeshjet më të mira, ndërsa tani dëshiron të kalojë me sukses ndeshjen me Partizanin në Korçë.
“Mund të them se ishte një nga ndeshjet e mia më të mira. Jam i kënaqur për veten. E kam thënë gjithnjë se jam këtu për të ndihmuar ekipin dhe kjo ka më shumë rëndësi. Me Partizanin do të konsideroja si një derbi, që duhet ta fitojmë. Tani duhet të mendojmë për këtë ndeshje, që ta përgatisim sa më mirë”, theksoi për gazetën Marko Alia.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"