EKSKLUZIVE/ Incidentet në Tirana-Vllaznia, Mala: Kam djegie në trup, shpërthimi i kapsollës… (E PLOTË)
Esat Mala përjetoi një situatë të tmerrshme në stadiumin “Roza Haxhiu”.Teksa festonte me shokët golin e katërt të Vllaznisë, disa kapsolla shpërthyen pranë tyre. Nga gëzimi i golit, i shtirë përtokë. Mjekohet në fushë ne lojës dhe më pas niset për një mjekim të specializuar në urgjencën e spitalin “Ihsan Çabej”, të Lushnjës. Rikthehet në fund të takimin dhe në një intervistë ekskluzivisht për “Panorama Sport” ende i traumatizuar shpjegon gjithçka.
Mala, a ndjeni mirë tani?
Po, po. Për momentin! Tani kanë kaluar disa minuta nga incidenti. Tani jam qetësuar një fije
Normalisht pak tronditje…
Pak tronditje, sepse kapsolla apo çfarë ishte ajo…ishte shumë afër dhe i kam disa dëmtime trupore. Tej të tjerave, në përgjithësi duket mirë.
Çfarë menduat në ato momente? Nuk e di. Ishte një moment i shpejtë kur shpërtheu kapsolla… Ishte moment, që nuk e di çfarë ndodhi.
Çfarë përjetuat? M’u turbullua si të themi. Kisha shumë zhurma në kokë dhe nuk po kuptoja asgjë. Pastaj shyqyr kur e pashë që nuk ishte ndonjë gjë shumë e rrezikshme. Vetëm dëmtime trupore, djegie të lëkurës. Atëherë u qetësova normalisht.
Një ndeshje, që shkoi shumë mirë për Vllaznisë! Pjesa e parë shkoi ashtu siç e kishim planifikuar. Ishim shumë të fortë dhe të vëmendshëm, për çdo top. Ishim të fortë për çdo duel. U shpërblyem për atë punë që bëmë. Kaluam në epërsi të trefishtë. Normalisht, që jemi të kënaqur me çfarë përfundoi ndeshja. Pra, me fitoren tonë. Falënderojmë tifozët e ardhur nga Shkodra, që erdhën për të na përcjellë, por, edhe ata nga qyteti i Lushnjës. U jemi mirënjohës dhe faleminderit shumë.
Po, nga avantazhi i trefishtë përfundoi në 3-4… Kur u ktheva nuk isha i informuar me thënë të drejtën. Si po shkonte ndeshja. Tani që mbaroi 3-4, u befasova pak. Por, me rëndësi në fund të fundit janë tri pikët.
Shënuat një gol spektakolar. Çfarë menduat në ato momente? Në ato momente po e ndieja, që po më afrohej mbrojtësi. Ishte momenti, që do të veproja shpejt. Nuk është se e zgjata shumë. Një marrje dhe tentova të gjuaja sepse edhe fusha nuk të linte të bëje diçka më shumë.
Çfarë ishte, që shkoi në perfeksion? Fatmirësisht, ishte koha e mirë e gjuajtjes dhe shkoi mirë. Në rrjetë. Normalisht, jam shumë i kënaqur.
ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"