EKSKLUZIVE/ Ish-arbitri i FIFA-s sqaron problematikën me gjykimet, Jemini: VAR me hamendje, arbitrat janë në siklet (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 20:58

EKSKLUZIVE/ Ish-arbitri i FIFA-s sqaron problematikën me gjykimet, Jemini: VAR me hamendje, arbitrat janë në siklet (E PLOTË)

VAR-i në futbollin sh qiptar është kthyer në temën e ditës pas zhvillimeve të javëve të fundit, sepse më shumë ka shtuar konfuzionin e rasteve të dyshimta se sa ka qartësuar situatën për të dhënë verdiktin e saktë.-1000-0-Lorenc-JeminiÇfarë po ndodh me teknologjinë, që për disa raste ka vendosur fatin e ndeshjeve të rëndësishme, siç kanë qenë së fundi Elbasani-Tirana, Tirana-Partizani dhe Partizani-Egnatia, nuk ka bindur askënd me interpretimin e episodeve? Mungojnë argumentet qartësues dhe vijat që tregohen në grafikën e VAR-it ngrenë shumë pikëpyetje.

 

JEMINI – Ish-gjyqtari i FIFA-s, Lorenc Jemini, në një prononcim për “Panorama Sport”, thekson se VAR-i në futbollin shqiptar po bëhet me hamendje, sepse pamjet që u afrohen arbitrave janë shumë të varfra. “Që të bëhet VAR-i ashtu si duhet, në bazë të rregullores, në radhë të parë duhen shumë kamera në stadium që të ofrojnë pamje nga të gjitha këndet për një rast të caktuar. Ka shumë rëndësi edhe vendosja e tyre në stadium.

Por nuk mund të bëhet interpretim i saktë me 3, 4 apo 5 kamera. Teknologjia në stadiumet tona është shumë e varfër, ka mangësi të theksuar. Ata arbitra që janë në VAR janë të varur nga operatori dhe në këto kushte bëhet një interpretim i një rasti, duke vendosur 4-5 pika, që pastaj na dalin shtrembër dhe shëmtuar.

VAR-i në futbollin shqiptar po bëhet më shumë me hamendje, sepse ka mangësitë në infrastrukturë, disa stadiume në Shqipëri nuk i plotësojnë kushtet. Si mund të bësh VAR me një kamer qendrore? Në kampionatet e huaja po shohim që jo vetëm ka shumë kamera, por në rastin e pozicionit jashtë loje, siç ishte edhe episodi i ndeshjes së fundit Partizani-Egnatia, veprohet me pozicionin gjysmë automatik, ku pikat i vendos vetë VAR-i për të dhënë pastaj verdiktin e saktë.

Në rastin konkret që përmenda dukej edhe me sy të lirë që kishte pozicion jashtë loje që momentin e parë. Arbitrat janë në një siklet shumë të madh, sepse nuk kanë pamje të mjaftueshme dhe veprojnë, siç e thashë, me hamendje. Nëse do të vazhdojmë me këto kushte, do të kemi gjithmonë këto probleme”, është shprehur Jemini.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"