EKSKLUZIVE/ Ish-kapiteni Najdovski analizon nëntë javët e para: Tirana ka luftë të vështirë për “Final 4” (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2024 | 23:35

EKSKLUZIVE/ Ish-kapiteni Najdovski analizon nëntë javët e para: Tirana ka luftë të vështirë për “Final 4” (E PLOTË)

Filip Najdovski mendon se Tirana e ka luftë të vështirë, kualifikimin në “Final 4”. Në një intervistë për “Panorama Sport”, kapiteni sqaron përse nuk po luan në Maqedoninë e Veriut, dhe si e sheh Tiranën në këto javë kampionat të luajtura në Superiore me bardheblutë.najdovskiHistoria me ish-kapitenin Filip Najdovski u kthye në një “telenovelë” verore te bardheblutë. Mbrojtësi kishte përfunduar kontratën me klubin dhe fillimisht mendohej se do të largohej nga kjo skuadër për të vazhduar karrierën në vendlindje.

Palët nisën edhe një herë bisedimet pas mbylljes së sezonit dhe pas disa javësh negociata, Najdovski mesa duket pranoi të bëhet përsëri pjesë e skuadrës, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Mbrojtësi sipas burimeve te Tirana kërkoi me ngulm që të ishte kapiteni i skuadrës edhe pse shiriti ishte i Përgjonit.

Drejtuesit ia plotësuan dëshirën ose të paktën kështu deklaruan. Çuditërisht lojtari në momentin e fundit, edhe pse ishte kënaqur edhe nga ana financiare nuk pranoi të luante me Tiranën, duke habitur të gjithë te bardheblutë.

Filip, uroj të jesh mirë. Kemi parë që nuk po luan në kampionatin maqedonas. Çfarë ka ndodhur?

Filipi aktualisht po përpiqet të rikuperohet nga një lëndim i gjurit, i cili po e shqetëson prej kohësh.

Çfarë ka ndodhur konkretisht dhe përse jeni i dëmtuar apo ishit që në aventurën me bardheblutë?

Fatkeqësisht, në ndeshjen e dytë me klubin tim të ri, lëndova gjurin… Dhe prej 3.5 muajsh e kam këtë problem. Në këto kushte nuk mund të luaj. Po kurohem që të jem sa më shpejt gati. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Fatkeqësisht më ndodhi. Duhet ta pranoj. Po kurohem që të kthehem edhe më i fortë.

Tej të gjithave, një pyetje që bëjnë të gjithë. Në këto, Filip Najdovski momente a e ndjek Tiranën?

Sigurisht që e ndjek Tiranën dhe Kategorinë Superiore, pothuajse në çdo ndeshje. Flas kur jam i lirë dhe kam kohë që të shoh ndeshjet e kampionatit shqiptar. Kam parë shumë sfida, të luajtura mirë dhe keq nga bardheblutë.

Meqë keni parë ndeshet, çfarë mendimi keni për rezultatet që nuk ndryshojnë shumë nga viti i shkuar, kur ju ishit pjesë e skuadrës?

Përsa u përket rezultateve të skuadrës, të gjithë tifozët, si unë (sepse tani jam thjesht tifoz i Tiranës), duan paraqitje më të mira. Dhe më shumë pikë, apo vendin më të lartë në renditje.

Këtë vit bardheblutë e bënë skuadrën nga e para, me 13- 14 afrime. Mendoni se Tirana vuan nga ndryshimi i gjithë skuadrës?

Sigurisht që për një ekip të ri është problem. Them kështu, sepse me kaq shumë ndeshje, dhe një skuadër të palidhur është shumë e vështirë për të arritur në pjesën e sipërme të tabelës. Një fakt që duhet ndryshuar prej këtij ekipi.

Duke peshuar ndryshimet e shumë lojtarëve dhe faktit të një ekipi të ri, Tirana e arrin “Final 4”?

Pas sezonit të keq, sigurisht që duhet të ndodhnin ndryshime. Dhe nëse ishin ndryshime të mira, fundi do të vërtetojë nëse strategjia ishte e drejtë. Mendoj se për Tiranën do të jetë një luftë e vështirë për të kapur “Final 4”.

Këtë vit shohim një garë të fortë për “Final 4”. Ju e njihni Superioren. Cilat nga skuadrat do ta luajë titullin?

Janë 6-7 skuadra që do të luftojnë për 4 vende dhe janë ekipet e kreut.

Me kë mbani kontakte në Tiranë?

Kam shumë miq aty me të cilët mbaj ende kontakte. Duhet ta pranoj është nder dhe kënaqësi të kesh qenë apo të jesh pjesëtar i klubit më të madh në Shqipëri… Sigurisht, për mua kanë qenë 4 vite të shkëlqyera në Shqipëri dhe te Tirana.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"