EKSKLUZIVE/ Ish-mbrojtësi Isaevski: Vllaznia mund të bëjë diferencën, ja dy pikat e forta të shkodranëve (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2024 | 9:59

EKSKLUZIVE/ Ish-mbrojtësi Isaevski: Vllaznia mund të bëjë diferencën, ja dy pikat e forta të shkodranëve (E PLOTË)

Ishte një ndër lojtarët që spikati me Vllazninë para katër sezonesh, duke u shndërruar edhe një nga më të mirët e kampionatit në rolin e tij.

Aleksander Isaevski, mbrojtësi maqedonas që luajti me Vllazninë

Aleksander Isaevski, mbrojtësi maqedonas që luajti me Vllazninë

Fjala është për Aleksander Isaevskin, mbrojtësin e majtë nga Maqedonia e Veriut, që në sezonin 2020-2021 madje fitoi edhe Kupën e Shqipërisë me kuqeblutë. Nga SHBA-ja, ku jeton tashmë, në një intervistë për “Panorama Sport”, 29-vjeçari flet për shkodranët. Ai ndalet edhe tek rikthimi i Brdariç, ku shpreson që ky të jetë sezoni i duhur për trajnerin gjerman dhe shkodranët të jenë kampionë të vendit.

Isaveski, ku ndodheni dhe me çfarë po merreni?

Faleminderit për intervistën fillimisht. Aktualisht jam në SHBA, ku nuk ndahem nga futbolli. Aktivizohem në ligat rajonale këtu dhe bëj pjesë në ekipin Duka FC. Një skuadër dhe një klub që drejtohet nga shqiptarë, prandaj jam afër zhvillimeve në Shqipëri duke qenë se shpesh na takon të flasim për futbollin në rajonin e Ballkanit.

Në vendin tonë u bëtë i njohur te Vllaznia, kujtime të bukura? Mund të them se ai ka qenë sezoni më i mirë në karrierën time. Gjeta një ambient mjaft miqësor, që më ndihmoi të integrohem menjëherë në futbollin shqiptar. Po ashtu njerëz që e duan dhe jetojnë me futbol

Sa i keni parë dhe si ju duken kuqeblutë këtë sezon?

Kam pasur mundësi të ndjek disa ndeshje kryesore si ajo kundër Tiranës dhe Egnatias. Skuadra më është dukur mirë, si në aspektin fizik edhe në atë të lojës. Sërish Gurishta dhe Krymi ngelin pika të forta të ekipit dhe shpresoj të vijojnë vetëm me fitore në ndeshjet e radhës që do të kenë në kampionat.

Në vendin tonë u bëtë i njohur te Vllaznia, kujtime të bukura? Mund të them se ai ka qenë sezoni më i mirë në karrierën time. Gjeta një ambient mjaft miqësor, që më ndihmoi të integrohem menjëherë në futbollin shqiptar. Po ashtu njerëz që e duan dhe jetojnë me futbolraundet në vijim? Me profesorin kam luajtur futbollin më të bukur në karrierën time. Ndoshta edhe grupi që u ndërtua atëherë pavarësisht se askush nuk e konsideronte, bëri gjëra të mëdha. Ne e nisëm me “marshin e pestë” që në fillim, por në fund sikur “frenuam” (qesh). Ndërsa këtë vit me sa kam parë, e kanë nisur dalëngadalë, por ekipi ka ardhur në ngritje dhe kjo mund të jetë shumë pozitive, pasi është më mirë të rritesh nga ndeshja në ndeshje.

Mund të jetë ky viti i duhur që Vllaznia të jetë kampione? Uroj që po, pasi ekipi i ka mundësitë. Skuadrat në Shqipëri më duken shumë të barabarta. Por siç e thashë më sipër Vllaznia ka elemente që në Superiore bëjnë diferencën. Kështu që unë do të dëshiroja që Vllaznia të jetë kampion, pavarësisht se ka rrugë të gjatë përpara.

Një rikthim i mundshëm në Shkodër ose kampionatin shqiptar në të ardhmen? Asaj nuk i dihet kurrë. Futbollistët janë me “valixhe në duar”. Nëse do të kishte diçka interesante, pse jo. Kujt nuk do t’i pëlqente të ishte pjesë e një projekti ambicioz, sidomos në sport.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"