EKSKLUZIVE/ Ish-mbrojtësi Lako zgjedh me zemër: Dinamo po kthehet si dikur, por besoj te fitorja e Skënderbeut
Skënderbeu kërkon pikët maksimale në shtëpi për t’u rehabilituar në renditje. Korçarët presin Dinamon në një ndeshje mjaft delikate, shumë e rëndësishme për momentin për të dy ekipet.Ish-kapiteni i Skënderbeut, Stavrion Lako, i cili si futbollist ka veshur edhe fanellën e Dinamos, parashikon një sfidë shumë të luftuar të shtunën. Sipas tij, Skënderbeu ka më shumë nevojë për pikë aktualisht dhe do të bëjë gjithçka për të dalë me 3 pikë. Lako pohon se Dinamo është rikthyer si një emër i rëndësishëm i futbollit në Shqipëri, megjithatë beson se korçarët kanë forca për ta përballuar. Në një intervistë për “Panorama Sport” ish-mbrojtësi tregon emocionet e kësaj ndeshjeje dhe mbështetjen që ka për dy ekipet.
Lako, të shtunën në Korçë luhet Skënderbeu-Dinamo. Zemër e ndarë në dysh për ju?
Tani po më vendosni në siklet me këtë pyetje, se nuk e di si të përgjigjem, si korçar, apo si profesionist. Te Skënderbeu kam gjithçka: familjen, qytetin, ngjyrat, krenarinë. Dinamo më ka dhënë lavdi dhe ka një vend të veçantë në zemrën time. Jam i dyzuar për shkak të së kaluarës, por zemra më thotë Skënderbeu.
Skënderbeu në fakt ka kohë që nuk po fiton në shtëpi. A është kjo java e duhur?
Mendoj se është momenti që të bëjë kthesën, pasi ekipi është i mirë dhe elementët janë cilësorë. Skënderbeu ka një grup lojtarësh me kualitet dhe këtë e them me bindje, pasi e shoh në stërvitje dhe e di se çfarë potenciali ka. Është momenti që të rikthehen te fitoret dhe kam besimin se do t’ia dalin.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"