EKSKLUZIVE/ Ish-trajneri Kolela para derbit me Tiranën: Partizani ka një avantazh, e mbajta fjalën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 8:24

EKSKLUZIVE/ Ish-trajneri Kolela para derbit me Tiranën: Partizani ka një avantazh, e mbajta fjalën…

Partizani ka vetëm tre trajnerë kampionë në 34 vitet e fundit dhe një prej tyre, saktësisht i fundit në radhë, është Xhovani Kolela.kolelaItaliani udhëhoqi ekipin e kuq në sezonin 2022- 2023 drejt titullit të 17-të në historinë e klubit. Pas një viti pushim, Kolela u rikthye në stol, këtë herë si trajner i dytë në kombëtaren e Komoros, krah Stefano Kuzin. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, Kolela flet për eksperiencën e re, por edhe për derbin e nesërm. Në lidhje me Partizanin 58- vjeçari shprehet se fakti që kanë ndërruar shumë trajnerë, do të thotë se gjërat nuk kanë shkuar mirë pas largimit të tij. Italiani nuk e kursen ironinë në një pjesë të përgjigjeve të tij.

Si po shkon aventura juaj në kombëtaren e Komoros? Pse kjo zgjedhje kaq e largët?

Unë jam mik i ngushtë me trajnerin e kombëtares së Komoros dhe ai më kërkoi të ndihmoj në arritjen e objektivave të skuadrës. Synohet kalimi në Kupën e Botës dhe në Kupën e Afrikës. Më pëlqeu si ide dhe si eksperiencë dhe vendosa të shkoj.

Cili prej lojtarëve mendoni se ka aftësitë të vendosë këtë ndeshje? Nga kush prisni shumë?

Fitimi i derbit është gjithnjë kënaqësi e madhe, por është e vështirë të përcaktosh se cili mund ta vendosë. Ajo që mund të them është se aktualisht Partizani ka pak më shumë përvojë.GHFJINTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"