EKSKLUZIVE/ Jashtë planeve të Brdariç, mbrojtësi 22-vjeçar drejt largimit nga Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2024 | 11:32

EKSKLUZIVE/ Jashtë planeve të Brdariç, mbrojtësi 22-vjeçar drejt largimit nga Vllaznia

Në fundin e merkatos së verës Vllaznia afroi Arton Podrimcakun si një përforcim për mbrojtjen.podrimcakuPor shumë shpejt mbrojtësi i majtë, që sezonin e shkuar ishte pjesë e Flamurtarit në Kategorinë e Parë, mund të ndahet me skuadrën shkodrane. Minutat për 22-vjeçarin kanë qenë me “pikatore”, ku deri tani ai ka zbritur në fushë vetëm 8 minuta si zëvendësues.

Podrimcaku është aktivizuar 4 minuta në humbjen 1-0 ndaj Skënderbeut, 2 minuta në humbjen 2-1 ndaj Dinamos dhe po ashtu 2 minuta në humbjen 3-1 ndaj Laçit.

Shumë pak për një lojtar të ri në moshë, që qëndroi për disa javë në provë te Vllaznia para se të firmoste.

Futbollisti me pasaportë suedeze në dy ndeshjet e fundit nuk është grumbulluar fare me ekipin. Nga sa mëson gazeta, Podrimcaku nuk ka asnjë dëmtim, por duket se tashmë është totalisht jashtë planeve të ekipit dhe trajnerit Tomas Brdariç. Në merkaton e janarit duket se ai do jetë largimi i parë nga radhët e kuqebluve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"