EKSKLUZIVE/ Jo vetëm zyrtari i Partizanit, edhe mbrojtësi i të kuqve u godit me këpucë në Laç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 23:18

EKSKLUZIVE/ Jo vetëm zyrtari i Partizanit, edhe mbrojtësi i të kuqve u godit me këpucë në Laç

“Panorama Sport” mëson se incidenti me Dajlanin dhe zyrtarët e ndeshjes nuk ka qenë i vetmi gjatë ndeshjes së djeshme Laçi-Partizani.

asdass

Mbrojtësi i Partizanit, Altin Bytyçi, është goditur me këpucë nga një prej të pranishmëve në tribunën kryesore të stadiumit të Laçit në sfidën mes kurbinasve dhe Partizanit. Lojtarët e kuq në fund të ndeshjes janë drejtuar për të përshëndetur tifozërinë e tyre dhe kur dukej se tensioni ishte shuar, është sulmuar mbrojtësi i Partizanit, i cili është irrituar shumë në këtë moment, por është qetësuar nga stafi i të kuqve.

Kishim parë që nga tribuna të hidheshin sende çfarëdo, por ky i këpucës përbën një nga incidentet më të rralla dhe absurde. Vjet në Kukës u godit Cara me shishe me akull.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"