EKSKLUZIVE/ “Ju tregoj dy rivalët e të kuqve”, Maget: Partizan më i fortë se vjet, favorit me Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 8:51

EKSKLUZIVE/ “Ju tregoj dy rivalët e të kuqve”, Maget: Partizan më i fortë se vjet, favorit me Elbasanin

Maget Gueje është një nga lojtarët më brilantë që kanë parë fushat tona në vitet e fundit. Mesfushor i pakalueshëm dhe me shumë fantazi në fazën sulmuese.magetRacing Santander ia vuri re aftësitë dhe pagoi 500 mijë euro për t’ia rrëmbyer Partizanit dhe për ta marrë në La Liga 2, ku është pretendente kryesore për ngjitjen. Nga Spanja, Maget jep një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ku rrëfen eksperiencën e re, ndryshimin e madh në nivel dhe flet për skuadrën e kuqe të këtij sezoni. Ai beson se Partizani nuk është dobësuar, por përkundrazi.

Magi, si po ndiheni te Racing Santander? Ishte zgjedhja e duhur të transferoheshit në këtë klub?

Po ndihem shumë mirë në klubin tim të ri. Sigurisht që ka qenë zgjedhja e duhur të bashkohem me këtë klub, sepse presidenti, drejtori dhe trajneri kanë besim te mua. Më kanë thënë se i jam bashkuar skuadrës pak vonë, në javën e tretë të kampionatit, por nëse do të kisha zhvilluar fazën përgatitore me pjesën tjetër të ekipit, me siguri do të startoja ndeshjet. Por nuk është vonë dhe e di mirë këtë. Po shoh përpara për tu përmirësuar çdo ditë e më shumë dhe mendoj se jam në vendin e duhur për të bërë këtë progres.

Çfarë mendoni për Partizanin e këtij sezoni? Janë më të dobët apo më të fortë se vjet?

Mendoj se në këtë sezon Partizani është akoma më i fortë se vjet. Unë jam përpjekur t’i ndjek thuajse në çdo ndeshje dhe mendoj se janë në rrugën e duhur.

Kush është rivali më i madh i Partizanit në këtë sezon?

Mendoj se rivalët më të mëdhenj të Partizanit do të jenë Vllaznia dhe Egnatia, por jam i bindur se të kuqtë kanë lojtarë më të fortë se ata.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"