EKSKLUZIVE/ “Kam objektiv Kombëtaren”, Preka: Ky është sezoni im, mbrojtja e Partizanit po tregon siguri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 8:24

EKSKLUZIVE/ “Kam objektiv Kombëtaren”, Preka: Ky është sezoni im, mbrojtja e Partizanit po tregon siguri

Marçelino Preka dy vite më parë u ble nga Partizani për 60 mijë euro nga Bylisi.PREKTë shtunën mbrojtësi u tregua vendimtar me golin kundër ish-ekipit, por nuk zgjodhi ta festojë për hir të viteve në klubin bardhekuq. Në një intervistë për “Panorama Sport”, 21-vjeçari flet për fitoren, synimet për titullin kampion dhe objektivat e së ardhmes. Aktualisht ai është titullar te kombëtarja Shpresa, por pretendon që në të ardhmen të ketë vend edhe te lista e Silvinjos apo atyre që do të pasojnë brazilianin.

Marçelino, fitorja e dytë radhazi, sa me vlerë është për vazhdimësinë?

Ishte fitore shumë e rëndësishme, aq më tepër që vjen pas një ndeshjeje tjetër pa pësuar gol. Gjithashtu më lumturon fakti se isha pikërisht unë që realizova golin e fitores dhe ndihmova ekipin.

Jeni bërë lojtar kyç në Kombëtaren Shpresa, por a besoni se diçka të tillë mund ta bëni edhe në Kombëtaren e madhe?

Kombëtarja A është ëndrra e çdo futbollisti dhe shpresoj shumë që një ditë ta arrij. Jam i bindur se me punë dhe përkushtim mund të shkoj deri te Kombëtarja e madhe.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"