Postuar: Korrik 23, 2024 | 20:25
EKSKLUZIVE/ Kapiteni Balaj bëhet “shkes” për të bindur mikun e vjetër, Odise Roshi kërkohet te Vllaznia
Odise Roshi është pa skuadër pas ndërprerjes së kontratës me Sakarjaspor në Turqi.Mesfushori fierak që ka qenë pjesë e padikskuteshme e Kombëtares shqiptare është kthyer tashmë një opsion edhe për Vllazninë. Kuqeblutë kanë si kapiten mikun e ngushtë të Roshit, pikërisht Bekim Balaj.
“Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit shkodran i kanë kërkuar sulmuesit të bëhet shkes për të bindur Roshin që të pranojë ofertën e mundshme të Vllaznisë. Gjithçka është në hapat e para, me fierakun që sigurisht ka një kosto të lartë.
ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"