EKSKLUZIVE/ Kërkohet rikthimi në Kategorinë e Parë, klubi që sapo ra emëron trajnerin e ri: Po kthehem në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 11:21

EKSKLUZIVE/ Kërkohet rikthimi në Kategorinë e Parë, klubi që sapo ra emëron trajnerin e ri: Po kthehem në shtëpi

Dritan Smajli ndër ron pankinë. Lar gohet nga Veleçiku dhe merr zyrtarisht drejtimin e Besëlidhjes. Kishte tri javë që priste një takim me klubin koplikas, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Gjatë kohës që drejtuesit nuk ia ofruan rinovimin, i erdhi oferta që e ka pritur prej ditës që ka nisur rrugëtimin si trajner.

smajli

Një telefonatë nga Lezha dhe 38-vjeçari pa u menduar dy herë tha “po”. Nuk i gjen në momentin më të mirë të mundshëm lezhjanët, e megjithatë sfidat për të nuk janë aspak problem. Skuadra ka rënë në Kategorinë e Dytë për të tretën herë gjatë historisë shekullore dhe misioni i ngjitjes do të nisë me të në stol. Do të ketë një mision vërtetë të vështirë, pasi gara do të jetë e ashpër.

E megjithatë, ka një “bonus”: e njeh më së miri terrenin dhe rivalët. Kundërshtar do të ketë edhe skuadrën që e drejtoi sezonin e fundit dhe e afroi aq shumë me ngjitjen në Kategorinë e Parë. Lajmin për këtë lëvizje, e konfirmoi vetë tekniku.

Gjatë një deklarate të dhënë enkas “Panorama Sport”, ai ka zbuluar edhe arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

“Më vjen keq që po largohem nga Veleçiku. Prej tri javësh prita një kontakt me drejtorin sportiv Nuri Rexha dhe kryebashkiakun Tonin Marinaj. Të dy më kishin premtuar se do të zhvillonim analizën e sezonit të fundit dhe njëherësh rikonfirmimin tim në stol. Kjo nuk ndodhi. Në kësi kushtesh, duhet të mendoja për veten dhe karrierën time.

Këtë ma mundësoi Besëlidhja, ekipi ku kam filluar karrierën time si futbollist. Për Malësinë e Madhe dhe të gjithë futbollistët e ekipit kam respekt të veçantë. Ata e kanë vlerësuar punën time. I uroj suksese sezonin e ardhshëm, ndonëse do të kemi kundërshtarë. Besëlidhja do të jetë në një grup me të, pasi ka zbritur një kategori më poshtë”, përfundoi trajneri, që pritet të nisë direkt nga puna për ndërtimin e skuadrës së sezonit 2023-2024.

Largimet nga Besëlidhja janë masive dhe hall më vete për ta do të jetë infrastruktura, pasi fusha e stërvitjes është prishur.

BASHKIM RAMEKAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"