EKSKLUZIVE/ “Ky titull më shijoi shumë”, Aleksi: Egnatia ekipi për t’u mundur, befasojmë në Europë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 21:55

EKSKLUZIVE/ “Ky titull më shijoi shumë”, Aleksi: Egnatia ekipi për t’u mundur, befasojmë në Europë (E PLOTË)

Kur firmosi për Egnatian, premtoi titullin kampion dhe që në vitin e parë Albano Aleksi ia doli të mbyllë një sezon fantastik duke fituar të dy trofetë e mundshëm në futbollin shqiptar. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Aleksi theksoi se rrogozhinasit merituan gjithçka dhe për këtë ndihet krenar. Mesfushori shtoi se me disa blerje dhe me pak fat, mund të korret edhe sukses europian.aleksi

Aleksi, si është përjetuar fundi i këtij sezoni perfekt?

E kam përjetuar maksimalisht, pasi ja dolëm të merrnim çka meritonin, edhe pse pak besonin tek Egnatia. Kam fituar trofe edhe me ekipe të tjera, por këtë titull e kam shijuar shumë. Nuk ishte aspak e lehtë, por ne treguam se me punë dhe përkushtim arrihen objektivat që i vendos vetes. Jam ndjerë vërtet krenar teksa dëgjoja tifozët kur thërrisnin emrin tim në stadium, por edhe te festa e organizuar në Rrogozhinë. Për një futbollist ky është moment që shijohet, aq më tepër kur je një nga ata që mundësuan të fitonim titullin për herë të parë në histori. Kam përjetuar momente të paharruara dhe për këtë falënderoj të gjithë njerëzit që kam punuar dhe tifozët tanë të mrekullueshëm.

Çfarë do të mbani mend nga ky sezon?

Do të mbaj mend të gjithë rrugëtimin tonë. Nuk e nisëm mirë, pasi u mundëm në ndeshjen e parë nga Skënderbeu. Më pas ekipi reagoi mjaft mirë dhe në javën e gjashtë morëm kreun e klasifikimit, të cilin nuk e dorëzuam asnjëherë. Pavarësisht disa luhatjeve, që erdhën pasi patëm disa ndryshime në merkaton e janarit, ekipi nuk u dorëzua dhe në fund tregoi potencialin e vet, duke i treguar vendin të gjithë rivalëve. Është bukur kur shkurorëzon kampionët në fuqi të Superiores në shtëpinë e tyre. Kjo skuadër meriton respekt për gjithçka dhuroi, duke treguar se me një menaxhim të mirë, mund të arrish në majën e futbollit shqiptar në pak vite. Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe do të mundohem të jap gjithçka për këtë klub.

Cili është pengu më i madh që keni?

Pengu më i madh është që Rafael Duamena nuk ishte me ne në momentet kur fituam titujt në këtë sezon. Ndarja nga jeta e Rafës na shokoi të gjithëve, por më pas amaneti i tij ma frymëzoi të gjithëve për të dhënë më të mirën nga vetja për të mbërritur këtu ku jemi. Shpresoj dhe uroj ta kemi lumturuar atje ku është, si për t’i thënë që ne fituam për të. Zoti e pastë falur Rafaelin, njeriun që na ka magjepsur të gjithëve me gjithçka dhuronte.

A do të jeni konkurrues edhe në kualifikueset e Champions?

Së pari, uroj të kemi fat në short, edhe pse e dimë që kundërshtarë të lehtë nuk ka në Champions. Me disa afrime cilësore dhe me këtë grup lojtarësh që kemi në dispozicion, mund të surprizojmë për të bërë mirë edhe në arenën europiane. Fatmirësisht skuadra gëzon një formë të mirë fizike dhe psikologjike, që do na ndihmojë jo pak për të performuar mirë në sfidat e vështira që na presin.

Çfarë do të mbani mend nga ky sezon?

Do të mbaj mend të gjithë rrugëtimin tonë. Nuk e nisëm mirë, pasi u mundëm në ndeshjen e parë nga Skënderbeu. Më pas ekipi reagoi mjaft mirë dhe në javën e gjashtë morëm kreun e klasifikimit, të cilin nuk e dorëzuam asnjëherë. Pavarësisht disa luhatjeve, që erdhën pasi patëm disa ndryshime në merkaton e janarit, ekipi nuk u dorëzua dhe në fund tregoi potencialin e vet, duke i treguar vendin të gjithë rivalëve. Është bukur kur shkurorëzon kampionët në fuqi të Superiores në shtëpinë e tyre. Kjo skuadër meriton respekt për gjithçka dhuroi, duke treguar se me një menaxhim të mirë, mund të arrish në majën e futbollit shqiptar në pak vite. Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe do të mundohem të jap gjithçka për këtë klub.

Cili është pengu më i madh që keni?

Pengu më i madh është që Rafael Duamena nuk ishte me ne në momentet kur fituam titujt në këtë sezon. Ndarja nga jeta e Rafës na shokoi të gjithëve, por më pas amaneti i tij ma frymëzoi të gjithëve për të dhënë më të mirën nga vetja për të mbërritur këtu ku jemi. Shpresoj dhe uroj ta kemi lumturuar atje ku është, si për t’i thënë që ne fituam për të. Zoti e pastë falur Rafaelin, njeriun që na ka magjepsur të gjithëve me gjithçka dhuronte.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"