EKSKLUZIVE/ Laçi paguan 2 milionë lekë në FSHF për të rikthyer titullarin kundër Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2025 | 11:53

EKSKLUZIVE/ Laçi paguan 2 milionë lekë në FSHF për të rikthyer titullarin kundër Elbasanit

Trajneri Françesko Moriero do ta ketë të plotë skuadrën për ndeshjen e së dielës me Elbasanin në transfertë.meloooo

Italiani do të ketë në dispozicion edhe brazilianin Melo, pasi klubi i Laçit ka paguar shumë e 2 milionë lekëve (të vjetër) për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit, në mënyrë që ai të luajë që këtë javë.

Melo u dënua me 4 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës pas ndeshjes me Egnatian në Rrogozhinë, ku u ndëshkua me karton të kuq pas përfundimit të lojës nga gjyqtari Enea Jorgji.

Ai nuk luajti me Kukësin në Kupë dhe me Bylisin në kampionat, duke kaluar gjysmën e dënimit dhe pjesë tjetër klubi ka vendosur të shlyejë me pagesë. Përveç tij, në ndeshjen me Elbasanin rikthehen nga pezullimi edhe mbrojtësit Mjaki e Lima, duke plotësuar formacionin e kurbinasve përpara kësaj sfide.

Nga stafi teknik i Laçit ndërkohë është larguar nga dje ndihmës trajneri Oltion Kërnaja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"