EKSKLUZIVE/ Lajm i keq për Dinamon, Ilir Dajës i dëmtohet lojtari me minuta të plota para derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 8:40

EKSKLUZIVE/ Lajm i keq për Dinamon, Ilir Dajës i dëmtohet lojtari me minuta të plota para derbit

Para derbit me Tiranën, stafi teknik i Dinamos ka marrë një lajm të keq, që ka të bëjë me portierin titullar Edmir Sali. Vlonjati ka pësuar një dëmtim në stërvitje ditët e fundit dhe rrezikon të mungojë në ndeshjen e së shtunës, që luhet në stadiumin e Vlorës.

dinamo

Do të ishte një mungesë e rëndësishme, që u shtohet atyre të Rustem Hoxhës, i cili nuk luan për shkak të dëmtimit të pësuar kundër Vllaznisë, si dhe Bakari Gudiabit të skualifikuar për shkak kartonësh. Sali ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë dhe gjendja e tij po monitorohet nga stafi mjekësor i Dinamos.

Nëse 27-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për derbin, vendin e tij do ta marrë Aldo Teqja, i cili do të ketë shansin të debutojë me fanellën blu në stadiumin ku luante sezonin e kaluar. Teqja ishte pjesë e Flamurtarit dhe në merkaton e verës kaloi te Dinamo, port deri tani nuk ka pasur mundësi të aktivizohet asnjë minutë.

SITUATA – Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë. Pas stërvitjes së sotme trajneri Ilir Daja do të zgjedhë lojtarët që do të hedhë në fushë nga minuta e parë për derbin me Tiranën. Në krahasim me ndeshjen e fundit me Laçin, priten pak ndryshime, por që mund të prekin mbrojtjen dhe mesfushën. Nëse Dita luan sërish si mbrojtës qendre, atëherë prapavija me shumë mundësi nuk ndryshon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"