EKSKLUZIVE/ Lorran: Dinamo e meriton plotësisht kreun, ndryshimi erdhi me trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2024 | 9:17

EKSKLUZIVE/ Lorran: Dinamo e meriton plotësisht kreun, ndryshimi erdhi me trajnerin

Dinamo mbylli dje përgatitjet për këtë vit kalendarik.

lorran

Blutë do të kthehen në fushë më 3 janar për të nisur stërvitjen në kuadër të sfidës me Bylisin për javën e 20-të të Superiores.

LORRAN – Braziliani Lorran, një nga titullarët më konstantë të Dinamos, ka theksuar se ndryshimi në rezultate erdhi me trajnerin Daja, i cili ka injektuar në skuadër mentalitetin e fituesit. Mbrojtësi i majtë shpreson shumë që blutë të mbajnë këtë ritëm deri në fund.

“Mendoj se ndryshimi ynë më i madh ishte ardhja e trajnerit Daja. Sepse në futboll, kur ke një mentalitet fitues, atëherë gjithçka ndryshon. Unë do të thosha se Dinamo e meriton plotësisht vendin e parë për gjithçka që ka bërë deri në këtë pikë të kampionatit. Vazhdimi? Faza e tretë e kampionatit besoj se do të jetë më e vështirë, sepse të gjitha skuadrat e kanë njohur tashmë njëra-tjetrën. Megjithatë, unë them se Dinamo do të jetë akoma më mirë se në dy fazat e para të kampionatit. Kemi një ekip shumë cilësor dhe do të bëjmë gjithçka, duke luftuar fort në fushë për t’i dhuruar trofe Dinamos në fund të sezonit”, ka thënë futbollisti brazilian për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"