EKSKLUZIVE/ “Luajtëm më mirë se Partizani në derbi”, Ibraimit i soset durimi: Tiranës i duhen fitore, lojtarët të reagojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 8:31

EKSKLUZIVE/ “Luajtëm më mirë se Partizani në derbi”, Ibraimit i soset durimi: Tiranës i duhen fitore, lojtarët të reagojnë

Agim Ibraimi ka një “ultimatum” për skuadrën. Duhet fitorja. Sipas drejtorit, pas derbit me Partizanin, të cilin e barazuan pa gola, futbollistët bardheblu kanë detyrimin për të reaguar dhe ta çojnë më në fund ekipin te triumfi.

ibraimi shkembi

Në një intervistë për “Panorama Sport”, drejtori i Tiranës, Agim Ibraimi, analizoi derbin me Partizanin, që sërish nuk u fitua nga bardheblutë. Sipas tij, skuadrës i mungoi goli, gjë që vendosi fatin e sfidës me të kuqtë. Jo vetëm kaq, por ekipi këtë herë e ka detyrim që të marrë fitoren, pasi durimi i drejtuesve është sosur. Sipas tij, nuk mund të vazhdohet me barazimet dhe në takimin me Skënderbeun, Tirana me doemos duhet të marrë tri pikë që të mos komplikojë më situatën e bardhebluve gjatë fazës së parë të kampionatit.

Drejtor, morët një barazim në derbi, por luajtët më mirë sesa Partizani. Jeni i këtij mendimi?

Po është e vërtetë që luajtëm më mirë se kundërshtari. Raste patëm më shumë se ata (Partizani). Në këto momentet vendimtare që na u paraqitën nuk ishim të përqendruar. Gjithsesi, fjala klishe derbi është derbi në këtë rast ka kuptim, ashtu siç mund ta thonë të gjithë.

Ju shqetëson fakti që Tirana nuk po fiton dhe në dy të tretat e fazës së parë nuk keni ende një triumf?

Unë shoh në këtë formë. Ndoshta është ngërç psikologjik i lojtarëve. Edhe pse këtyre të fundit ua kemi dhënë qetësinë maksimale, ua kemi hequr presionin, fitore nuk ka. Them se tani është momenti që vet lojtarët të reagojnë.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"