EKSKLUZIVE/ Magani pëlqen ish-mbrojtësin e Kukësit, në mes janë sllovenët e Murës
Vasil Zhongo është në planet e Tiranës. “Panorama Sport” mëson se ish-mbrojtësi i Kukësit deri sezonin e shkuar dhe tani pjesë e Murës është shumë pranë firmosjes me bardheblutë.
Lojtari ka kohë që nuk luan me skuadrën e tij të re, Mura, pasi në 20 javë kampionat është aktivizuar 2 herë dhe gjithsej 28 minuta, plus një ndeshje në Kupën e Sllovenisë. Trajneri Gugash Magani e njeh lojtarin dhe e ka kontaktuar për ta afruar te Tirana.
Lojtari është gati, por në fillim duhet të prishë kontratën me Murën. Nëse marrëveshja bëhet, atëherë Zhongo do të jetë lojtari më i ri i Tiranës. Afrimi i tij te bardheblutë mund të plotësojë vendin bosh që do të lërë Mahamadu Dembele, që është gati për t’u shitur në një skuadër tjetër në Austri.
Zhongo luan në qendër të mbrojtjes dhe në të dy pozicionet. Nga ana tjetër, Zhongo luajti 38 ndeshje dhe shënoi dy gola sezonin e shkuar me fanellën e Kukësit. Ai ishte titullar në pothuajse gjithë ndeshjet me 3402 minuta në fushën e lojës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"