EKSKLUZIVE/ Ish-mbrojtësi Dabulla: Kampionat katastrofë, tani po shkatërrojnë edhe derbin! Me Final 4 dhe të huaj pa limit do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2025 | 8:43

EKSKLUZIVE/ Ish-mbrojtësi Dabulla: Kampionat katastrofë, tani po shkatërrojnë edhe derbin! Me Final 4 dhe të huaj pa limit do të…

Rezart Dabulla mendon se tani është radha që në kampionatin shqiptar të shkatërrojë derbin.dabullaNë një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi i bardhebluve foli për Tiranën, duke analizuar çdo situatë që ka ndodhur nga java e parë deri tek e fundit. “Dabi” ceku çështjen e Shkëmbit, skuadrës dhe situatës te bardheblutë.

Dabulla, pas shumë javësh që kemi folur, si e ke parë Tiranën në këto 23 javë kampionat?

Pozicioni i saj në tabelën e klasifikimit e tregon gjendjen që është. Shpresojmë, që të përmirësohen me kalimin e kohës dhe të dalin nga ajo renditje ku janë. Se çfarë do të ndodhë është pak shpejt për ta parashikuar. Unë flas për ekipet që po luftojnë për mbijetesë, të cilat pak a shumë janë aty-aty. Shpresoj që të mos ndodhë ajo që na qëlloi 7-8 vite më parë. Gjithsesi, e shoh një luftë shumë të fortë. Për skuadrën bardheblu kjo punë nuk do të jetë “fushë me lule”.

Meqë dolët te derbi i të dielës, mund të më japësh një vlerësim për dy skuadrat…

Në derbi nuk është se ka ndryshime të mëdha kjo punë. Gjithçka varet nga fakti se kush lufton dhe dëshiron më shumë fitoren. Ai që është më i përqendruar. Ka rëndësi edhe cilësia e lojtarëve, por futbollisti që jep zemrën në fushë mund të dalë i fituar ndaj kundërshtarit me cilësi më të madhe. Kjo ndeshje varet nga angazhimi që kanë lojtarët dhe dëshira e madhe që kanë lojtarët për ta fituar derbin. Do të doja që derbi të luhet në “Arena Kombëtare” dhe sfida të jetë më komode për tifozët dhe lojtarët. Fusha sintetike ndikon në lojë, ndryshe nga ajo me bar. Të shohim, por të paktën të mos na e shpifin edhe këtë ndeshje derbi. E vetmja ndeshje, e vetmja bukuri e këtij kampionati është ky derbi. E pranoj se sfida e fundit mes dy skuadrave ishte me shumë pak tifozë. Këtë histori e shoh si një dashakeqësi që edhe këtë gjë të bukur që kishte kampionati ynë, këta po e shkatërrojnë dhe askush nuk po e çan kokën për të krijuar dhe kjo sfidë të luhet në kushtet optimale.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"