EKSKLUZIVE/ Merkatoja e janarit, dyshja mbrojtëse e Tiranës drejt shitjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2024 | 9:10

EKSKLUZIVE/ Merkatoja e janarit, dyshja mbrojtëse e Tiranës drejt shitjes

Tirana do të lehtësohet në janar nga disa titullarë.tiranaJo se ata janë jashtë planeve, por pas një viti shterpësi, bardheblutë do të shesin lojtarë, gjë që nuk e bënë këtë verë, por larguan falas 13 vetë, mes titullarëve dhe sportistëve të stolit. Burime në klub bëjnë me dije se dy janë futbollistët, të cilët mund të largohen nga skuadra. Bëhet fjalë për dy mbrojtës. Ermal Metën dhe Edison Kolën.

META – Për mbrojtësin që luan në mesfushë, duket se ky nëntor dhe dhjetori do të jenë të fundit në kampionatin shqiptar. Ose të paktën kështu janë shenjat. Meta është pjesë e 21-vjeçarëve të Shqipërisë, por në merkaton e dimrit do të shitet për 150 mijë euro. Dy janë ofertat që ka Tirana në tavolinë. E para nga Ukraina dhe me shumë mundësi nga Vorskla Poltava dhe e dyta nga një skuadër azerbajxhanase. Për momentin, Tirana është munduar që të mos çedojë dhe të rrisë çmimin, por largimi i tij në janar është i pashmangshëm. Përveç këtyre dy skuadrave, për Metën interes ka edhe në Slloveni e Kroaci.

KOLA – Edison Kola është një tjetër emër i përfshirë në merkato. Për lojtarin që së bashku me Selmanin ka minutat e plota këtë kampionat, janë interesuar në Uzbekistan. Pas ofertës thuhet se është skuadra Buniodkorit ku luan edhe Luis Kaçorri. Menaxherët e lojtarit kanë ofruar mbi 250 mijë euro që Kola të dilte i lirë, por gjërat më pas janë qetësuar, sepse Tirana ka thënë “jo”.

TË TJERËT – Rimal Haxhiu është një tjetër emër i lakuar në merkato, sidomos nga Azerbajxhani. Bardheblutë duhet ta shesin këtë janar, pasi në fund të sezonit, sulmuesit i përfundon kontrata. Nga ana tjetër, edhe futbollistë të tjerë janë në përfundim të marrëveshjes me bardheblutë dhe Tirana duhet të nxitojë për t’i “prangosur” për sezonin e ri. Pa kontratë është Kozi, Dembele, Jonuzi apo ndonjë tjetër. Për t’u parë janë edhe marrëveshjet e Përgjonit e Selmanit, që me shumë mundësi mbarojnë në fund të këtij kampionati.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"