EKSKLUZIVE/ Ndryshon strategjia e shpërblimeve te Flamurtari, zbardhet premioja për ngjitjen në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 10:59

EKSKLUZIVE/ Ndryshon strategjia e shpërblimeve te Flamurtari, zbardhet premioja për ngjitjen në Superiore

Flamurtari ndryshon strategjinë e premiove. Nëse në sezonet e shkuara futbollistët kanë marrë premio pas 3 fitoreve rresht, këtë sezon ka një tjetër mënyrë vlerësimi për suksesin. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që skuadrën ta shpërblejnë në fund të sezonit, vetëm nëse do të arrihet objektivi madhor që kanë.

FLAMURTARI FEST

Në fakt, nuk do të jetë një premio e vogël. “Panorama Sport” zbulon se skuadrës do t’i vendoset në dispozicion një premio prej 200 mijë euro për Superioren. Kjo do të thotë se futbollistëve do t’u jepen afro 10 milionë lekë për “kokë”. Kjo strategji e klubit është që t’i bëjë lojtarët të qëndrojnë me “këmbë në tokë” dhe të qëndrojnë në tonus gjatë gjithë sezonit. Ka ndodhur që skuadra është paguar me bonuse gjatë sezonit dhe ka dështuar më pas sa i takon objektivit.

PAGAT- Drejtuesit e Flamurtarit po bëjnë çdo sakrificë edhe këtë sezon për të arritur objektivin. Ata kanë joshur futbollistët teksa u kanë dhënë gjatë nënshkrimit të kontratës mbi 30% të pagës në dorë. Pagat edhe këtë sezon variojnë nga 2 milionë në 5 milionë lekë në muaj. Paga elite, edhe pse ekipi konkurron në Kategorinë e Parë. 60-70 milionë lekë në sezon merr një futbollist kryesor, por kjo mund të shkojë edhe në 80 milionë lekë në sezon.

BUXHETI- Flamurtari ka miratuar një buxhet milionerësh edhe për sezonin futbollistik 2024-2025. “Panorama Sport” mëson se 3 milionë euro është buxheti i këtij sezoni. Nga kjo shifër, 1 milion euro do të jetë fond rezervë. Nga totali i fondit 2 milion euro, mësohet se 1.5 milion euro do të jenë në dispozicion vetëm të skuadrës. Në këtë shumë futen kontratat, pagat e lojtarëve, bonuset, trajtimi ushqimor, akomodimi jashtë Vlorës në transferta si dhe qiratë e shtëpive. Krahasuar me një vit më parë, fondi ka ardhur në rritje edhe për shkak të disa investimeve që parashikohet të bëhen në fushat sportive në Pyllin e Sodës.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"