EKSKLUZIVE/ “Në derbi duam vazhdimësinë”, Bregu pas fitores me Elbasanin: Ndeshja më e mirë, golat dua t’i shërbejnë ekipit
Dejvi Bregu ka dhuruar ndaj Elbasanit një nga ato performanca që meriton edhe duartrokitjet e tifozëve kundërshtarë.Me dopietë golash dhe asistesh, vlonjati pohon në intervistën për “Panorama Sport” se kjo ishte një nga ndeshjet në të mira të Dinamos këtë edicion. Mesfushori pohon se nuk kishte presion para kësaj ndeshjeje, por kërkon vazhdimësi edhe në vijim. Bregu ka besim se ndaj Partizanit do të bëjnë një performancë të mirë, duke shpresuar edhe në një prani të madhe të spektatorëve. Si një futbollist që di t’i bëjë mirë të dyja, golat dhe asistet, nuk di të zgjedhë se kush i shijon me shumë, pasi për të rëndësi ka që skuadra të arrijë suksesin.
Bregu, ishit ju shumë mirë, apo Elbasani shumë dobët?
Nuk mund të them nëse ishim ne shumë mirë apo Elbasani shumë dobët. Kam respekt për ekipin e Elbasanit, pasi ka treguar një ecuri shumë të mirë. Në radhë të parë duhen përgëzuar njëherë për tifozët që kanë në stadium, jo për faktin se na duartrokitën ne sot (dje), por në të gjitha ndeshjet kanë pasur atmosferë. Ishte një ditë e mirë për ne, i shfrytëzuam të gjitha mundësitë, patëm qarkullim topi që e kishim kërkuar në të gjitha ndeshjet dhe sot (dje) arritëm ta bënim me sukses.
Ndeshja e radhës me Partizanin, si e prisni?
Është një derbi, normalisht që është e rëndësishme. Do të jetë një ndeshje e luftuar, ku shpresoj që të ndiqet nga ana e spektatorëve për të dyja ekipet.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"