EKSKLUZIVE/ Nga Juventusi te Partizani, një sulmues vlonjat bëhet “dem i kuq”! Merkatoja dimërore e kryeqytetasve nis nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2024 | 9:10

EKSKLUZIVE/ Nga Juventusi te Partizani, një sulmues vlonjat bëhet “dem i kuq”! Merkatoja dimërore e kryeqytetasve nis nga…

Krijimi i skuadrës së dytë, që rrugëtimin këtë sezon e nis nga Kategoria e Tretë, pritet që ta ndihmojë shumë Partizani e Superiores.tahirajSkuadra B pritet që të jetë një fidanishte, bazë rikuperimi, pse jo edhe mundësi afrimi lojtarësh në merkato. Ky funksion u pa më së miri në startin e sezonit 2024-2025 në Kategorinë e Tretë, ku Partizani B i drejtuar nga trajneri Reinaldo Kalari mposhti Shirokën në shifrat 4- 0. Ky takim zbuloi edhe një afrim, një emër i bujshëm në të shkuarën, por që prej afro 1 vit e gjysmë ka qenë pa ekip. Pikërisht bëhet fjalë për sulmuesin anësor Françesko Tahiraj, një lojtar i datëlindjes 21 shtator 1996, i lindur në Itali dhe i brumosur si futbollit tek akademia e Juventusit.

Tahiraj para një dekade ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë, U-17 dhe U-19, si dhe një kandidat për Kombëtaren e parë, kryesisht gjatë kohës kur ai ishte shok skuadre me mbrojtësin Ardian Ismajli te Hajduku i Splitit. Madje ai u thirr për një ndeshje miqësore me San Marinon, por nuk erdhi dot për shkak të epidemisë së Koronavirusit. Më pas doli jashtë radarëve.

Ndonëse hapat e parë i hodhi një klub të madh si Juventus, ku është shpallur kampion me të rinjtë Torinos, karriera e Tahiraj në vitet e fundit erdhi në zbehje. Pas përvojave me të rinjtë në Itali, mesfushori me tipare sulmuese e vijoi karrierën në Slloveni me Zavrç dhe Aluminij, për të kaluar më pas në Kroaci fillimisht te Hajduk Split dhe më pas te Lokomotiva Zagreb. Radomlje në Slloveni është klubi i fundit ku është aktivizuar nga Tahiraj, i cili nga vera e 2023-shit është pa ekip.

Afrimi te Partizani shikohet si një mundësi ringjallje për sulmuesin me origjinë nga Vlora. Në ndeshjen e Partizani B ndaj Shirokës Tahiraj u aktivizua në fillim të pjesës së dytë dhe gjasat janë që nëse do të ketë progres në formën e tij shumë shpejt ta shikojmë edhe në urdhrat e trajnerit Aleksandar Veselinoviç. 28-vjeçari mund të jetë një përforcim për “demat” për krahët e sulmit, ku rol natyral ka atë të anësorit të djathtë, por mund të përdoret edhe majtas ose pas sulmuesit qendror. Nëse Tahiraj kap formën, atëherë Partizani ka fituar një lojtar me vlera për forcimin e fazës sulmuese.FHGFH

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"