EKSKLUZIVE/ Nga titullari i Tiranës te mbrojtësit që fituan titullin me Partizanin, ja lojtarët që kërkon Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 15:08

EKSKLUZIVE/ Nga titullari i Tiranës te mbrojtësit që fituan titullin me Partizanin, ja lojtarët që kërkon Dinamo

Dinamo po mendon vërtet që të ndër tojë ekip me profil mesatar, por kjo nuk do të thotë që po shmang merkaton. Dhe për përforcimet, klubi i ka idetë më shumë se të qarta. Gazeta “Panorama Sport” ka zbuluar pesë nga emrat që drejtuesit kanë në listë. Blutë kërkojnë të afrojnë lojtarë për të gjithë repartet, duke nisur nga porta e deri te sulmi.

dinamo

Nuk bëhet fjalë vetëm për dëshira, por më shumë se kaq. Blutë kanë nisur kontaktet, për të mos thënë që me një pjesë kanë ka një lloj akordi. Shumica e tyre luajnë në Kosovë aktualisht, konkretisht te kampionët e Ballkanit.

Jemi duke folur për portierin Stivi Frashëri, qendërmbrojtësin Rustem Hoxha dhe mbrojtësin e majtë Lorenc Trashi. Një alternativë në merkaton e Dinamos është edhe qendërmbrojtësi Zhoselin Behiratçe i Tiranës, si edhe “xholi” Bruno Telushi i Partizanit.

PORTA- Për portën synohet Stivi Frashëri, që në fakt nuk është një emër i ri në merkaton e kryeqytetasve. Për 32-vjeçarin ka pasur interes edhe në dimër, por korçari qëndroi në Kosovë dhe tani duket se është momenti për një bashkëpunim me klubin kryeqytetas.

Ai e njeh mirë kampionatin shqiptar, ku ka veshur fanellat e Bylisit, Tiranës, Flamurtarit, Kukësit dhe Teutës. Stafi i Dinamos, nëse nuk realizohet kjo pistë, ka në fokus edhe dy portierë të tjerë, që ishin pjesë e skuadrave të Superiores sezonin e fundit.

stivi frasheri

MBROJTJA- Për të forcuar mbrojtjen blutë kanë menduar për emra si Rustem Hoxha dhe Lorenc Trashi, të cilët gjithashtu janë pjesë e Ballkanit në Kosovë apo edhe për Zhoselin Behiratçen e Tiranës.

Qendërmbrojtësi Hoxha është një lojtar me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar, kampion me Teutën, por dyshimi i vetëm ka të bëjë me gjendjen e tij, pasi vjen nga një dëmtim i gjatë.

rustem hoxha

Për linjën e majtë lojtari i kërkuar është Trashi, lojtari që ka fituar titullin në Superiore me Partizanin dhe që ka qenë edhe pjesë e Kombëtares.

trashi nexhipi

Trajneri Dritan Mehmeti e njeh mirë 31-vjeçarin, që pati një aventurë edhe në Katar. Nëse kjo lëvizje realizohet, do të ishte një goditje e vërtetë për blutë.

Klubi ka interes edhe për Behiratçen, afrikanin në fund kontrate me Tiranën. Për këtë lojtar në fakt ka interesim edhe nga disa klube të huaja, por nëse ai qëndron në Shqipëri, blutë janë gati ta afrojnë në skuadër.

behiratce

Për krahun e djathtë çështja është e zgjidhur, sepse Dinamo ka Albion Markun, që sapo ka mbyllur huazimin te Teuta.

MESFUSHA- Për mesfushën del në “skenë” Bruno Telushi. Një lojtar që do të bënte vërtet punë, pasi luan edhe si qendërmbrojtës. Kontrata i ka mbaruar, ndaj mund të themi që do të ishte një “bingo” në merkato.

BRUNO TELUSHI 1

Për sulmin nuk ka ende emra konkretë. Klubi po punon, sepse edhe këto reparte kanë nevojë për përforcime, por për momentin nuk janë zbuluar emra. Drejtuesit mësohet se kanë evidentuar disa profile nga kampionati shqiptar, me të cilët mund të kenë nisur kontaktet. Për sulmin, gjasat më të mëdha janë që përforcimet të vijnë nga jashtë vendit.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"