EKSKLUZIVE/ “Nuk duhet nënvlerësim kundër Skënderbeut”, ish-trajneri Dedja: Vllazni serioze, gati për gjëra të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2024 | 8:43

EKSKLUZIVE/ “Nuk duhet nënvlerësim kundër Skënderbeut”, ish-trajneri Dedja: Vllazni serioze, gati për gjëra të mëdha

Është shpallur kampion si lojtar dhe trajner me Vllazninë. Hysen Dedja, një nga figurat e njohura të futbollit shkodran ka dhënë një intervistë së fundmi për “Panorama Sport”.

dedja

Ish-mbrojtësi është ndalur tek ecuria e kuqebluve dhe fitorja e fundit kundër Tiranës. Po ashtu, ai thekson në fjalët e tij, që ky mund të jetë viti i duhur, për shkodranët të shpallen kampionë.

Profesor, si ju është dukur Vllaznia këtë kampionat?

Të them të drejtën ekipi nuk ka qenë totalisht i stabilizuar gjatë gjithë këtyre javëve. Shoh një rritje në javët e fundit, më duket sikur skuadra po futet në ritmin e duhur dhe siç thuhet në futboll “po ngroh motorët”. E patjetër që kjo kënaq në Shkodër dhe të gjithë ata që duan Vllazninë.

Ndeshja e radhës me Skënderbeun në Shkodër. Si e mendon Dedja?

Nëse një skuadër do të dalë kampion duhet t’i vlerësojë njësoj gjithë kundërshtarët. Si Partizanin që momentalisht është në krye dhe Bylisin që është në vendin e fundit. Prandaj edhe Vllaznia nuk duhet të nënvlerësojë kundër Skënderbeut dhe të marrë fitoren në shtëpi, ku para publikut shkodran ka detyrën të bëjë mirë gjithmonë.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"