EKSKLUZIVE/ “Nuk kemi aleatë si të tjerët, luajmë me të drejtën e Zotit”. Idrizi: Trajneri nuk lëviz, Flamurtari forcohet në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2024 | 10:31

EKSKLUZIVE/ “Nuk kemi aleatë si të tjerët, luajmë me të drejtën e Zotit”. Idrizi: Trajneri nuk lëviz, Flamurtari forcohet në janar

Sinan Idrizi nuk lëkundet as për barazimin në Fier dhe konfirmon trajnerin Andrea Agostoneli. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, administratori thotë se italiani nuk lëviz, por paralajmëron lëvizje në merkato dhe pa dyshim edhe shkarkime.-900-0-1721029838xandrea-agostinelli-dhe-sinan-idrizi-213

Tani që janë të tretët, Idrizi thotë se nuk kanë objektiv titullin kampion, por Superioren. Ai zbulon edhe takimin e djeshëm me trajnerin Agostineli.

Sa e kënaq barazimi në Fier, Sinan Idrizin?

Nuk është çështja nëse jemi të kënaqur me barazimin apo jo. Ne mendojmë gjithmonë për të luajtur futboll korrekt. Se çfarë bëjnë gjyqtarët dhe se çfarë bëjnë të tjerët, nuk më intereson. Luajtëm futboll në fushë. Jo ishte “off site” goli i parë, jo ishte penallti… Nuk merrem më fare me këto komente. Opinionin tim për këto gjëra i dini. Në pjesën e parë kam idenë se ishin shumë të hallakatur në fushë. Në pjesën e dytë bëmë një futboll mrekullueshëm në fushë, dolëm barazim dhe kaq.

Nuk është ky Flamurtari që ju doni, apo jo?

Shikoni, ka një zig-zak. Arsyet e zig-zakes duhet ta zgjidhin të gjithë, se çfarë ndodh me ekipin dhe pse ndodhin këto gjëra.

A e keni takuar trajnerin Agostineli?

Po, patjetër. Unë fola sot (dje) me trajnerin dhe drejtorin sportiv. Ju e dini që unë nuk flas asnjëherë si ekspert, por si tifoz i Flamurtarit. Klubi tani është i detyruar që për disa pozicione të hyjë sërish në treg.

Pra, do të thotë se do të ketë largime në janar?

Do të ketë hyrje në treg. Për largime nuk flas asnjëherë unë. Duhet forcuar ekipi. Ne, aleatë si kanë këta të tjerët nuk kemi. Ne luajmë me të drejtën e Zotit. Kush na hynë në hak, nuk ka problem. Nëse duam që të forcojmë ekipin do ta bëjmë. Bëjmë ndërhyrje nëse na duhen.

Mendoni se është koha për ndryshime në pankinë?

Shiko, të jemi të qartë. Te Flamurtari nuk ka emocione për ndërrime trajnerësh. Trajneri është një personazh i konfirmuar dhe që ka një eksperiencë. Ai ka bërë një punë përgjithësisht të mirë, ka gabuar në ndeshje të veçanta, pasi është njerëzore, por e përgjithshmja është pozitive dhe një punë profesioniste. Ai e njeh klubin, e di situatën dhe atmosferën këtu, di pritshmëritë e tifozëve dhe kaq. Nuk jemi në garë për vendin e parë, por për tu ngjitur në Superiore.

Çfarë kërkuat nga trajneri?

Trajneri ishte i qartë. Unë dua një futboll agresiv. U thashë : “Çfarë doni nga mua? Kë lojtar të Superiores doni që ta marrë e ta sjell. Më thoni pozicionin, kë dhe si e doni”. Unë jam i sigurt që ky ekip nuk mundet. Ka bërë ndeshje të dobëta dhe unë alarmin e dhashë që në ndeshjen me Lushnjën.

Ju në fakt keni vendosur një ultimatum për pikë të plota në këto dy ndeshjet e fundit të këtij viti, por ekipi ka luhatje…?

Unë gjithmonë dua pikë të plota. Nuk jam partizan i barazimit. Po të ishte në dorën time do e hiqja barazimin nga futbolli. Në një betejë njëri do të humbasë. Palët e barabarta nuk janë fitues. Ndaj jam dhe tifoz i basketbollit tani që nuk ka barazim në mes.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"