EKSKLUZIVE/ Ofertë arabe për Alivodën, Vllaznia shet mesfushorin. Ja sa përfiton klubi shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 8:39

EKSKLUZIVE/ Ofertë arabe për Alivodën, Vllaznia shet mesfushorin. Ja sa përfiton klubi shkodran

Vllaznia do të privohet nga një lojtar cilësor dhe presidenti Alban Xhaferi ka vendosur që ta shesë.

alivoda

Bëhet fjalë për Rejan Alivodën, teksa “Panorama Sport” mëson se është rënë dakord që mesfushori 21-vjeçar të vijojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, te skuadra Itihad Kalba. Gazeta zbulon se klubet kanë arritur marrëveshjen për transferimin dhe Vllaznia do të përfitojë 200 mijë euro nga shitja e Alivodës. Nga ana tjetër mësohet se Vllaznia ka mbajtur edhe 20 % të kartonit.

Alivoda ka qenë shpesh kohët e fundit në qendër të zërave të merkatos në dalje te Vllaznia, por vetëm oferta arabe ka bindur Xhaferin. Gazeta ka bërë më parë me dije se për lojtarin e Kombëtares U-21 ka pasur nga çekët e Sllavias së Pragës, por edhe nga hungarezët e Debrecenit. Tani vjen kjo ofertë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që e josh klubin kuqeblu. Drejtuesit e Vllaznisë kanë vënë në “peshore” shumë e afruar dhe vlerat e lojtarit. Nuk është një vendim i lehtë, ndaj dhe ata kanë marrë kohë para se të japnin dje një përgjigje përfundimtare.

Alivoda ka bërë paraqitje të mira me fanellën e Vllaznisë në 91 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar 6 gola. Falë kësaj paraqitjeje ai është bërë pjesë e Kombëtares U-21, duke ia rritur vetes vlerat në treg. Me siguri synimi i klubit dhe vetë lojtarit ka qenë për të kaluar në një skuadër europiane, duke qenë mjaft i ri në moshë, por gjithçka varet nga oferta financiare. Arabët e Itihad Kalba, që kanë kërkuar shërbimet e mesfushorit shkodran, bënë ofertën e duhur që u miratua nga presidenti Alban Xhaferi.

Për klubin është një shitje e rëndësishme në këtë moment Vetëm një muaj më parë Vllaznia shiti mbrojtësin e djathtë, Geralb Smajli, te kampionët e Kosovës, Ballkani. Në atë rast kuqeblutë përfituan shumën e 100 mijë eurove, kurse për Alivodën shuma do të jetë të paktën trefish më e lartë. Prej një kohe të gjatë Vllaznia nuk shiste lojtarë.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"