EKSKLUZIVE/ Partizani pa trajner, kontakton ish-futbollistin e njohur që drejton në… kategorinë e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 23:00

EKSKLUZIVE/ Partizani pa trajner, kontakton ish-futbollistin e njohur që drejton në… kategorinë e dytë

Partizani vijon kërkimet për zëvendë suesin e Orges Shehit. Të kuqtë do të duhet edhe të nxitohen disi, për shkak se nisja e kampionatit është shumë pranë dhe trajneri i ri duhet të njihet me skuadrën e të nisë sa më shpejt të injektojë filozofinë e tij.

leko

Emri i fundit që është shkruar në listën e Partizanit është një kroat, Jerko Leko. Ky i fundit është kontaktuar nga Partizani dhe i është bërë me dije dëshira e klubit për bashkëpunim. Vetë tregu nga vjen Leko, rrëfen për impaktin që menaxheri Adrian Aliaj mund të ketë në këtë lëvizje. Deri më tani 44- vjeçari nuk ka kthyer një përgjigje dhe ka kërkuar kohën e vet për të studiuar projektin, por edhe organikën e Partizanit. Të kuqtë duket se po punojnë mbi disa pista të tjera pas dështimit të asaj me Gvozdenoviç, që nuk lëshohet nga Skënderbeu.

KARRIERA – Leko ka një karrierë shumë të pasur si lojtar, ku ka arritur të korrë sukses me skuadra si Dinamo Zagreb, Dinamo Kiev, Monako apo Lokomotiva Zagreb. Prej afro shtatë vitesh ai i është futur karrierës si trajner, ku ka startuar si ndihmës trajner te skuadra e Lokomotivës U19 e më pas e ka drejtuar edhe si trajner për dy vite këtë ekip.

Për afro tre muaj Leko ka drejtuar edhe ekipin e parë të Lokomotivës në vitin 2021. Nga korriku i vitit 2021, ish-mesfushori është në krye të ekipit të NK Jarun, që luan në ligën e dytë për nga rëndësia në Kroaci.

Leko e ka drejtuar Jarunin në 96 ndeshje, ku numëron 35 fitore, 23 barazime dhe 38 humbje. Skuadra e tij ka shënuar 124 gola dhe ka pësuar 141 të tillë. Kjo është aventura më e gjatë e Lekos në drejtimin e një ekipi.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"