EKSKLUZIVE/ “Pas fazës së dytë do të duken qartë pretendentët”, mesfushori i Dinamos: Kemi ekip me karakter, do të jemi në katërshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 9:17

EKSKLUZIVE/ “Pas fazës së dytë do të duken qartë pretendentët”, mesfushori i Dinamos: Kemi ekip me karakter, do të jemi në katërshe

Derbi me Tiranën ishte ndeshja e tretë radhazi që Ardit Toli luante si titullar. Përballë ish-skuadrës, me të cilin fitoi titullin kampion, ai nuk e pati shumë të vështirë, sepse Tirana ka ndryshuar krejtësisht dhe për më tepër zhvillimi i ndeshjes në Vlorë ia hoqi ndjesinë.dinamoNë një intervistë për “Panorama Sport”, mesfushori i Dinamos thekson se pjesa e parë e derbit duhet parë si një pikë referimi për atë çfarë kërkohet prej skuadrës blu këtë sezon. Lojtari 27-vjeçar shprehet se blutë mund ta kishin fituar atë sfidë, por edhe barazimi duhet vlerësuar. Për Tolin, Dinamo po përmirëson gjithmonë diçka në çdo ndeshje që luan dhe mbi të gjitha po tregon karakter.

Ardit, si e përjetuat derbin kundër ish-skuadrës suaj, Tiranës?

Vetëm para ndeshjes kisha atë ndjesinë që do të luaja ndaj skuadrës, me të cilën fitova titullin në Shqipëri. Pastaj u harrua gjithçka, aq më shumë që Tirana kishte ndryshuar e gjitha, kishin mbetur vetëm pjesëtarët e fizios, punëtorët dhe trajneri i portierëve. Po ashtu, zhvillimi i ndeshje në Vlorë sikur i largoi edhe më shumë emocionet ndaj ngjyrave që kisha veshur më parë.

Në krahasim me kohën kur ishe te Tirana dhe fitove titullin, çfarë ndryshimesh sheh këtë sezon, kur janë luajtur 9 ndeshjet e para?

A është Dinamo në rreshtin e parë të pretendentëve? Mendoj se është shpejt për të bërë krahasime. Mund të them se gara është e fortë, si atëherë. Kemi shumë skuadra, 7-8 prej tyre, që kanë diferencë të vogël pikësh në tabelë. Do të jetë një garë e bukur, edhe një barazim të mban aty afër. Unë do të thosha se pas fazës së dytë, ose më mirë nga java e 20-të, do të duket më qartë se cilat do të jenë skuadrat pretendente për 4-shen dhe titullin. Dinamo patjetër që është pretendente për të qenë në “Final 4” dhe jo vetëm. Ne jemi të fokusuar vetëm te puna jonë dhe kam bindjen se do të bëjmë diçka të bukur në fund të këtij sezoni.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"