EKSKLUZIVE/ Pas humbjes në Vlorë, Apolonia mbetet pa trajner. Mërgjyshi: Marr përgjegjësitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2024 | 22:22

EKSKLUZIVE/ Pas humbjes në Vlorë, Apolonia mbetet pa trajner. Mërgjyshi: Marr përgjegjësitë

Humbja e fundit në Vlorë ka lënë shenjë tek Apolonia, pasi trajneri i skuadrës fierake, Artan Mërgjyshi, është “dorëzuar” dhe ka hapur krahun.

MERGJYSH

Apolonia u mund në shifrat 3-1 nga Flamurtari dhe kjo ishte disfata e tretë në pesë javë për baredhjeshilët. Në pesë javë Apolonia ka marrë 4 pikë dhe padyshim  kjo ecuri e ka detyruar trajnerin Mërgjyshi që të japë dorëheqjen. Këtë vendim e ka pranuar vetë trajneri Mërgjyshi për “Panorama Sport” pas humbjes.

“Marrë përgjegjësitë e mia për këtë situatë të krijuar tek Apolonia dhe kështu që kam vendosur që të jap dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës”, u shpreh mes të tjerash trajneri Mërgjyshi.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"