EKSKLUZIVE/ Penalltia e Elbasanit, shfryn presidenti i Tiranës: E panë të gjithë, nuk kam se çfarë të them më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2024 | 21:21

EKSKLUZIVE/ Penalltia e Elbasanit, shfryn presidenti i Tiranës: E panë të gjithë, nuk kam se çfarë të them më…

Ndeshja e djeshme mes Elbasanit dhe Tiranës dhuroi spektakël në fushë dhe jashtë saj.haliliPresidenti i Tiranës Refik Halili u shfaq shumë i tensionuar me rastin e penalltisë së Elbasanit dhe golin që rrjedhimisht iu mohua ekipit të tij. “Panorama Sport” pyeti në fund të sfidës presidentin bardheblu, i cili “dribloi” në përgjigje.

“Ju e keni parë më mirë, ato shkruani si e patë. Në një vend ku janë bërë të gjithë analistë, nuk kam se çfarë të them më. I shohim nëpër emisione, marrin edhe vajza dhe bëjnë analiza”, deklaroi ai.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"