EKSKLUZIVE/ “Për titullin është shpejt akoma”, Meksi: Dinamo ende jo në 100%, kreun e meritojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2024 | 9:10

EKSKLUZIVE/ “Për titullin është shpejt akoma”, Meksi: Dinamo ende jo në 100%, kreun e meritojmë

Dinamos i mjafton të fitojë kundër Egnatias të shtunën për t’iu gëzuar titullit simbolik të kampiones së dimrit, pa u shqetësuar për rezultatet e rivalëve të tjerë.

Meksi

Nuk do të jetë e lehtë përballë kampionëve në fuqi, të cilët vijnë pas një humbjeje dhe do të bëjnë gjithçka për rezultat pozitiv. Në kampin blu atmosfera është pozitive, jo vetëm nga fakti që skuadrat është në krye, por edhe nga lojërat që ajo po zhvillon.

Jorgo Meksi, një nga titullarët e Dinamos që i ka luajtur të gjitha ndeshjet deri tani, beson se ky vit do të mbyllet në mënyrën më të mirë, edhe pse Egnatian e vlerëson si kundërshtar. Mbrojtësi i krahut të djathtë, autor i 1 goli këtë sezon, thekson në një intervistë për “Panorama Sport” se Dinamo ende nuk është në 100% të asaj që kërkon trajneri Daja. Një nga “sekretet” e kësaj Dinamoje, sipas Meksit, është fakti se çunat e talentuar në skuadër kanë dëshirë për të punuar.

Meksi, Dinamo kryeson renditjen pas gjysmës së parë të kampionatit. Tabela tregon realisht atë që i takon kësaj skuadre, apo prisnit më shumë pikë?

Tabela besoj se është e vërtetë. Dinamo e meriton të jetë në krye, tabela tregon atë që kemi bërë si ekip në fushë. Sigurisht, mund të kishim më shumë pikë, por gjithsesi duhet të shohim përpara dhe të punojmë akoma më shumë, sepse kampionati ka akoma dy faza të tjera, që besoj do të jenë më të vështira.

Gara për kreun në fakt duket shumë e ashpër… Çfarë e dallon Dinamon nga rivalët e saj?

Po, nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë në Superiore, secili ekip ka objektivat e veta dhe lufton fort në fushë. Ne si Dinamo mendoj se akoma nuk kemi shfaqur 100% nga ato që na kërkon profesori. Kemi vërtet një grup shumë të mirë, me çuna shumë të talentuar dhe që duan të punojnë. Dallimi i Dinamos besoj se është një klub model nga të gjitha anët, që nga presidenti Bardhi, i cili është shumë korrekt me çdo gjë. Në ekip pastaj, të gjithë çunat, kushdo që luan apo futet nga stoli në një ndeshje, jep maksimumin në fushë për fanellën e Dinamos. Kjo është e gjitha.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"