EKSKLUZIVE/ Presidenti Halili takon Shkëmbin, zbulohen kandidatët për stolin e Tiranës. Ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2024 | 8:16

EKSKLUZIVE/ Presidenti Halili takon Shkëmbin, zbulohen kandidatët për stolin e Tiranës. Ja prapaskenat

Te Tirana deri dje në mbrëmje nuk kishte një vendim përfundimtar për trajnerin dhe nëse Bledi Shkëmbi do të qëndrojë apo do të largohet nga bardheblutë.shkembiNumri një i klubit Tirana, Refik Halili, gjatë pasdites së djeshme ka zhvilluar një takim, ku të pranishëm kanë qenë trajneri Bledi Shkëmbi, drejtori Agim Ibrahimi dhe zyrtarë të tjerë të klubit kryeqytetas. Të gjithë kanë diskutuar për gjendjen e skuadrës dhe situatën që është alarmante, sidomos te pikët, ndërsa janë hedhur në tavolinë disa mundësi për lehtësimin e krizës.

Mesa është marrë vesh, presidenti ka kërkuar që trajneri t’i japë një zgjidhje personale këtij problemi, por nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare nga Shkëmbi. Në fund, atij i ka mbetur si guri dhe letra në dorë. Kjo do të thotë se është Halili ai që duhet të marrë një vendim për situatën, nëse do të vazhdojë me Shkëmbin apo skuadra do të drejtohet nga dikush tjetër, sepse numri një i stolit, mesa kuptohet dëshiron të vazhdojë edhe më tej. Orët në vazhdim janë vendimtare për të ardhmen e Shkëmbit, te bardheblutë.

Kujtojmë që Shkëmbi ka 14 takime me Tiranën. Ai e mori skuadrën në verë dhe në këto 14 ndeshje ka humbur tre sfida në kampionat, një në Europë, ndërsa ka fituar një lojë dhe nëntë takime të tjera janë ndarë në barazim. Të shumtë janë ata që mendojnë se faji te Tirana është i lojtarëve.

Disa gishtin e drejtojnë te drejtuesit dhe të tjerë kanë në shënjestër trajnerin Bledi Shkëmbi.. Shkëmbi vazhdon dhe do të drejtojë skuadrën bardheblu, ndonëse mesatarja e pikëve është më pak sesa 1 për takim. Skuadra bardheblu sezonin e shkuar në 12 takimet e para ka qenë një histori më vete. Ekipi kishte 18 pikë ose shtatë më shumë se sivjet. Bardheblutë ishin të tretët me 18 gola të shënuar dhe 17 të pësuar.

PLANI – Me Bledi Shkëmbin në ajër, Tirana është duke menduar për pasuesin e tij. Disa janë emrat që qarkullojnë. Dy janë në krye. Bëhet fjalë për Ernest Gjokën dhe Emanuel Egbonë. Të dy janë kontaktuar dhe shanset janë të mëdha që një prej tyre të jetë në stolin bardheblu.

Gjoka ka qenë kandidat edhe para Shkëmbit, ndërsa Egbo sponsorizohet nga brenda skuadrës. Nga ana tjetër, gjatë dy ditëve të fundit, drejtuesit kanë testuar gaditshmërinë e disa trajnerëve të tjerë, duke filluar nga Orges Shehi, Gentian Mezani, Armando Cungu, Shpëtim Duro. Indirekt këta janë kontaktuar për të parë nëse mund ta marrin Tiranën në këtë moment që është ekipi. Klubi ka plan të kontaktojë edhe trajnerë të huaj. Gjithsesi, vetëm sot paradite do të shihet nëse Bledi Shkëmbi do të drejtojë apo Tiranën, gjatë javëve në vazhdim.113

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"