EKSKLUZIVE/ Probleme me kontratën, Tirana çon në tribunë portierin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 22:27

EKSKLUZIVE/ Probleme me kontratën, Tirana çon në tribunë portierin

Dy ndeshjet e fundit të Tiranës në protokollin e ndeshjes ka rënë në sy mungesa e Leon Kozit. Veç Selmanit në fushë, në protokoll ishte edhe Harizaj. Po Kozi? Ai është në tribunë.

Leon Kozi

“Panorama Sport” zbulon se portieri nuk është i dëmtuar, pasi edhe në stërvitjen e fundit ai ishte i gatshëm dhe u stërvit. Tjetër gjë është në lojë. Kozit i mbaron kontrata vitin e ardhshëm.

Tirana i ka kërkuar rinovimin, por portieri nuk pranon dhe me urdhër të klubit, lojtari do të qëndrojë në tribunë, derisa të rinovojë. Nëse nuk rinovon rrezikon të jetë në tribunë të gjitha ndeshjet.

Në verë Kozi kërkoi të largohej nga Tirana. Me Selmanin titullar dhe Harizajn të afruar, Kozi kërkon një skuadër që të luajë. U fol për Laçin, nëse largohej Dajsinani, por gjërat nuk shkuan mbarë. Me shumë mundësi, Kozi do të shitet jashtë Shqipërisë. Kujtojmë që Leon Kozi është ai që luajti në “intermexon” e kampionatit të shkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"