EKSKLUZIVE/ Protagonist në fitimin e titullit të Tiranës, Egnatia sfidon Partizanin për ish-sulmuesin bardheblu
Dy ndeshjet e fundit të këtij viti, treguan se Egnatia nuk ka forcën e duhur për të bërë diferencën në këtë kampionat.
Rrogozhinasit humbën si me Teutën dhe Dinamon dhe janë larg ekipit të sezonit të kaluar i cili dominonte si me lojë edhe me rezultate. Situata e fundit, përveçse e ka zbritur Egnatian në vendin e katërt, ka sjellë një “kokëçarje” nga poshtë, duke qenë se Elbasani është afruar me vetëm 5 pikë mbrapa. Megjithatë, në kampin e Egnatias, drejtuesit e klubit janë të bindur se skuadra duhet të përforcohet patjetër në merkaton e janarit.
XHIXHA- Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se një emër që po ndiqet nga kampionët në fuqi është edhe Redon Xhixha. Sulmuesi anësor e njeh shumë mirë kampionatin shqiptar, pasi ishte protagonist në fitimin e titullit të fundit të Tiranës. Aventura e tij në Azerbajxhan nuk ka qenë me ndonjë ngritje të madhe. Xhixha në janar përmbush dy vite nga largimi te Karabag dhe sezonin aktual nuk u regjistrua në listën e “Europa League” dhe në kampionat nuk shihet si titullar. Një situatë e tillë, mund të bëjë që Xhixha të vijë në formë huazimi tek Egnatia në muajin janar dhe të luajë deri në përfundim të sezonit, pasi me azerët është në kontratë deri në vitin 2026. Një përforcim i tillë, do t’i jepte më shumë forcë sulmit rrogozhinas për të tentuar titullin e dytë kampion radhazi.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"