EKSKLUZIVE/ Sinan Idrizi shpërthen pas ngjarjeve në Vorë: Flamurtari, një “dele e zezë” për FSHF-në
Sinan Idrizi shpërthen për ngjarjet në Vorë. Gjatë një interviste ekskluzive për “Panorama Sport”, administratori hedh akuza ndaj organizatorëve të garës, policisë dhe kundërshtarëve.Mungesën e sistemit VAR në Vorë e cilëson të pakuptimtë dhe një trajtim si “dele e zezë” e Flamurtarit nga FSHF. Idrizi hedh dyshime, se Besa ka tentuar për të paguar Lushnjën dhe Burrelin kundër Flamurtarit, ndaj kërkon nga homologu i tij Bizhdili që të dalë publikisht dhe të sqarojë këto zëra. Një thumbim e ka edhe për Sokol Kushtën, që e cilëson “korbat” e Këshillit Bashkiak, që nuk flet kundër padrejtësive që po i bëhen Flamurtarit.
Idrizi, nga vendi i parë, Flamurtari shkon i treti. Jeni i zhgënjyer?
Nuk jam i zhgënjyer nga skuadra, por nga organizatorët. Ishte një nga ndeshjet më të bukura për mua që është luajtur ndonjëherë. Ka qenë superndeshje me dy ekipe luftarake, por kishim një çorganizim të organizuar. Gjej rastin të falënderoj ekipin e stafin për ndeshjen që realizuan, për atë që pamë në fushë. Ndeshje luftarake, e realizuar në mënyrë dinjitoze me një angazhim pozitiv për stafin dhe ekipin.
Pse nuk kishte sistem VAR në këtë takim?
Unë iu kam thënë të gjithëve që kini kujdes te Flamurtari në muajin mars. Nuk bëj kurrë qaramanin për këtë histori, por organizatorët e garës, “delen e zezë” që quhet Flamurtari, si duket e kanë problem që nuk e zgjidhin dot. Nuk duhet të merremi më me këto çfarë bëjnë këta.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"