EKSKLUZIVE/ Skënderbeu bën lëvizjen e bujshme, mbrojtësi i Kombëtares u bashkohet “ujqërve”
Klubi I Skënderbeut ka bërë një lëvizje të bujshme në fundin e merkatos së verës. Klubi korçar ka siguruar firmën e një lojtari që pritet të shtojë cilësitë në dispozicion të Ivan Gvozdenoviç, mbrojtësin Albi Doka.
“Panorama Sport” mëson se futbollisti 27-vjeçar i cili ka luajtur edhe 7 ndeshje me Kombëtaren, ka mbyllur aventurën me Ujpesht në Hungari dhe ishte lënë lojtar i lirë. Ai ka gjetur akordin me klubin korçar dhe në këtë sezon do të bëhet pjesë e tij, për të ndihmuar korçarët drejt një tjetër rrugëtimi për në “Final Four”,
Doka ka qenë edhe në të kaluarën një objektiv i merkatos së Skënderbeut, në vitet kur shpërtheu në radhët e Tiranës, por asokohe nuk u gjet gjuha e përbashkët për transferimin e tij në Korçë. Prezantimi i mbrojtësit te Skënderbeu pritet të realizohet ditën e nesërme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"