EKSKLUZIVE/ Të gjithë të çmendur pas Ermir Rashicës, sulmuesi i Skënderbeut intrigon dhe Porton (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2024 | 23:57

EKSKLUZIVE/ Të gjithë të çmendur pas Ermir Rashicës, sulmuesi i Skënderbeut intrigon dhe Porton (E PLOTË)

Skënderbeu do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë Ermir Rashicën përtej janarit.

rashica

Ylli i skuadrës korçare është aktualisht në listën e dëshirave të merkatos së dimrit për shumë klube të kampionateve të huaja, mes tyre edhe nga ata me shumë emër në Europë, siç është Porto. “Panorama Sport” mëson nga burime të saj se për “xhevahirin” bardhekuq ka pasur një interesim konkret kohët e fundit edhe nga gjigantët portugezë.

Golat e shënuar (7 në 18 ndeshje), loja me nivel të lartë, mosha e re e Rashicës dhe titullar me Shqipërinë U21 duket se janë elementë që interferojnë edhe në “valët” e klubeve kaq të mëdha. Megjithatë, nga të njëjtat burime gazeta mëson se Porto nuk ofron një shifër të konsiderueshme për momentin, duke dashur të shfrytëzojë emrin e madh për të bërë të vetin një talent si Rashica. Emri i Portos vërtet josh, por lojtari do ta kishte jo pak të vështirë të çante te kjo skuadër, ndaj dhe kjo pistë nuk shihet me përparësi për momentin.

PISTAT E TJERA – Nuk është më sekret që suedezët e AIK Stokholm janë shumë të interesuar për 20-vjeçarin e Skënderbeut. Përfaqësuesit e këtij klubi kanë qenë të pranishëm në stadium në dy ndeshje të Superiores për të parë “live” klientin e tyre. Nuk është e qartë se në çfarë pike mund të jenë bisedimet mes dy klubeve aktualisht, pasi oferta me siguri është bërë nga suedezët. Pista të tjera të mundshme për të ardhmen e Ermir Rashicës janë Kroacia, Belgjika, Sllovenia dhe Polonia. Emrat e klubeve për momentin nuk bëhen të ditur, por fjala është për skuadra të nivelit të lartë të këtyre kampionateve.

SHIFRAT – Për të zbuluar shifrën e saktë që i është afruar klubit korçar nga klubet e huaja është e vështirë. Nga burimet e gazetës mësohet se Rashica do të largohet për të paktën 500 mijë euro. Por jo vetëm kaq.

PËRQINDJA E KARTONIT – Klubi korçar kërkon që të mbajë një përqindje sa më të lartë të kartonit të sulmuesit dhe duket se kjo është pika që ha më shumë diskutim mes klubeve. Lojtari e ka të ardhmen përpara, ka mundësi të mëdha për ta rritur nivelin e tij, ndaj dhe presidenti Takaj nuk do që ta mbyllë kaq shpejt “historinë” me të. Ai shpreson për një marrëveshje, ku Skënderbeut t’i mbetet deri në 50% e vlerës së kartonit, një shifër disi e vështirë që të pranohet nga klubet e tjera.

Megjithatë, gjithçka është e hapur dhe sipas të gjitha gjasave viti 2025 do ta gjejë Rashicën me një fanellë të re, në një kampionat tjetër. I gjithë qëllimi është që sulmuesi kosovar të kalojë në një kampionat të respektueshëm në Europë, por që të jetë edhe i përballueshëm për të, në mënyrë që hedhja e hapave në karrierë të bëhet në mënyrë graduale, mbi të gjitha duke luajtur.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"