EKSKLUZIVE/ Tedi Cara pas kualifikimit të Partizanit: E dominuam Marsaslokun, mundim Iberian dhe kap Fortuzin (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 23:50

EKSKLUZIVE/ Tedi Cara pas kualifikimit të Partizanit: E dominuam Marsaslokun, mundim Iberian dhe kap Fortuzin (E PLOTË)

Sa herë Partizani zbarkon për të luajtur ndeshje në kompeticionet europiane, Tedi Cara shndërrohet në një “killer” dhe nuk i kursen skuadrat kundërshtare.

ewtt

Kavajasi realizoi dje golin e barazimit të shpejtë ndaj Marsaslok, duke shmangur një bllokim te ekipit në minutat më tej. Sulmuesi shkoi në kuotën e 9 golave në Europë, duke qenë vetëm një rrjetë larg rekordit të Fortuzit, si shënuesi më i mirë klubeve shqiptare në kompeticionet ndërkombëtare. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport” pas ndeshjes, Cara shprehet se në vijim do të synojë kualifikimin me Iberinë, por edhe rekordin e “Zogut”.

Tedi, arritët një kualifikim në limite. E prisnit të ishte kaq e vështirë?

E dinim që nuk do të ishte e lehtë pas ndeshjes së parë. Kishim diferenca me ata sa i përket cilësisë, por ia bëmë vetes të vështirë, sepse nuk shfrytëzuam rastet në Elbasan në ndeshjen tonë të parë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Maltë, ku nuk arritëm të shfrytëzonim si duhet mundësitë që krijuam dhe loja u bë e vështirë. Në fund arritëm të ishim efikasë, shfrytëzuam rastin që na u dha dhe morëm fitoren. Na ndihmoi edhe fati, por dominimi ishte i yni gjithë lojës.

Goli i nëntë në Europë. A do ta arrini rekordin e Fortuzit me 10 realizime në ndeshjet ndërkombëtare?

Kam regjistruar një ecuri të mirë në Europë, vjet arrita të shënoj 5 herë. Normalisht, kur e sheh veten kaq pranë një rekordi të tillë, sigurisht që dëshiron ta kalosh, sepse ngelet emri në histori. Do të më pëlqente ta thyeja rekordin e Fortuzit, por më e rëndësishme është fitorja e sotme (djeshme). Edhe në raundin e dytë është e rëndësishme të kalojmë turin, sepse rriten vlerat e lojtarëve dhe të gjithë ekipit. Perfekte do të ishte të arrija rekordin dhe kualifikimin më tej njëherazi.

Sa i rëndësishëm është suksesi në Europë pas disfatës në finalen e vjetshme?

Ajo që ka ikur, nuk kthehet më. Finalja ishte një ndeshje teke, njëri prej ekipeve do ta fitonte. Ajo që ka kaluar nuk duhet ta qajmë më. Duhet të vijojmë të punojmë fort për ta kaluar raundin e dytë. Të shohim përpara, sepse dy raunde të kaluara ndoshta e heqin disi atë zhgënjim të asaj ndeshjeje të fundit të sezonit të shkuar.

Luani me Iberinë, ish-Saburtalo. Do ta tentoni hakmarrjen e asaj humbjeje me penallti të para dy viteve?

Do të shkojmë në Gjeorgji për fitore. Duam të fitojmë dhe të kalojmë raundin. Mendoj se kemi më shumë kualitet se ata dhe do të bëjmë më të mirën që ta tregojmë në fushë. Ajo e herës së parë ishte rastësi më së shumti, sepse ne i dominuam të dyja ndeshjet. Do të më pëlqente ta thyeja rekordin e Fortuzit, por më e rëndësishme është fitorja e sotme (djeshme)

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"