EKSKLUZIVE/ “Tërmeti” i Lushnjës nuk kalon qetësisht, çfarë ndodhi dje në mbledhjen e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2024 | 8:33

EKSKLUZIVE/ “Tërmeti” i Lushnjës nuk kalon qetësisht, çfarë ndodhi dje në mbledhjen e Tiranës

“Tërmeti” i Lushnjës nuk ka kaluar qetësisht te bardheblutë. Skuadra e Tiranës ka zhvilluar dje një orë e gjysmë mbledhje, drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi dhe drejtori Agim Ibraimi për humbjen e pësuar ndaj Vllaznisë.

shkembi prengaj

Që prej orës 10:00, bardheblutë kanë behur në “Skënder Halili”. Dhe prej asaj ore deri në 11:27 skuadra ka zhvilluar një mbledhje të gjatë ku, drejtuesit e skuadrës kanë prekur çdo detaj dhe gabim në fushë dhe jashtë para dhe gjatë ndeshjes me shkodranët.

ANALIZA – Trajneri ka marrë me kujdes çdo gabim të lojtarëve dhe të gjitha gjërat që nuk shkuan me Vllazninë. Ai dhe drejtori kanë kritikuar problemet individuale që janë bërë në seri gjatë sfidës së ditës së mërkurë. Shkëmbi ka argumentuar me kujdes, çdo lëvizje të lojtarëve të tij, duke mos kursyer asnjë e duke u dhënë atë që bënë mirë, keq dhe sesi duhet të riparohen në ditët në vazhdim. Trajneri është ndalur te golat e pësuar dhe mënyrën fëmijërore që janë pësuar katër rrjetat. E veçanta e ditës së djeshme ishte fakti që asnjë drejtues tjetër i klubit nuk ishte i pranishëm në analizën e ndeshjes, por situata ishte në duart e dyshes Ibraimi-Shkëmbi.

KOKË MË KOKË ME IBRAIMIN – Pas nisjes së stërvitjes dhe ndarjes së ekipit në dy pjesë ra në sy se si Bledi Shkëmbi dhe Agim Ibraimi u veçuan nga të tjerët në fushë. Ata qëndruan bashkë për më shumë se 30 minuta, duke diskutuar në një cep të fushës, larg veshëve të gjithë të tjerëve.

SHKËMBI NUK DREJTON – Pas diskutimeve me Ibraimin, trajneri Bledi Shkëmbi nuk mori fare mundimin që të drejtonte stërvitjen. Të gjithë procesin e organizuan dhe zhvilluan ndihmësit e tij, Lilaj-Ohri, por edhe përgatitësit atletikë. Vlen për t’u theksuar se gjatë ditës së djeshme, vetëm një pjesë e lojtarëve u stërvit. Futbollistët që luajtën në Lushnjë vetëm u riaftësuan, ndërsa pjesa tjetër u përgatit rregullisht nën urdhrat e ndihmësve të Shkëmbit.

Nga sot e deri të dielën skuadra do të përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Egnatias. Sfida do të luhet në Rrogozhinë, të dielën ora 14:00, ndërsa bardheblutë do të luajnë sërish jashtë kryeqytetit.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"