EKSKLUZIVE/ Tirana merr ofertë zyrtare për mbrojtësin, bardheblutë nuk kanë ndërmend ta lëshojnë
Tirana po bën rezistencë që të mos shesë Mahamadu Dembelenë në kampionatin austriak. “Panorama Sport” mëson se prej javësh në tavolinën e Refik Halilit qëndron një ofertë nga klubi Rheindorf Altach.Këta të fundit kanë ofruar rreth 250 mijë euro për të blerë kartonin e mbrojtësit francez, i cili ka luajtur këto muaj me bardheblutë. Austriakët po bëjnë presion, por drejtuesit bardheblu nuk pranojnë që të lëshojnë francezin, paçka paraqitjes së tij të fundit në kampionat. Halili e konsideron mbrojtësit si të pashitshëm. Lojtari është 25 vjeç, ndërsa firmosi në verë me bardheblutë, ndërsa në fushë ka qenë 20 takime, ka shënuar 1 gol si dhe ka qenë në fushën e lojës 1444 minuta. Vlera e kartonit të lojtarit është 250 mijë euro, ndërkohë që ai mund të luajë si qendërmbrotës dhe mesfushor difensiv.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"