VIDEO EKSKLUZIVE/ Tremb Ernest Muçi, fantazisti lë përgjysmë stërvitjen. Ja çfarë ndodhi me 23-vjeçarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2024 | 8:41

VIDEO EKSKLUZIVE/ Tremb Ernest Muçi, fantazisti lë përgjysmë stërvitjen. Ja çfarë ndodhi me 23-vjeçarin

Nëse flasim për një futbollist në formë te kuqezinjtë, padyshim që mendja na shkon tek Ernest Muçi. Pavarësisht asaj që ka bërë ndeshjet e fundit me klubin e tij, në Kombëtare gjërat janë ndryshe.

Muçi lë përgjysëm stërvitjen

Muçi lë përgjysëm stërvitjen

Silvinjo sërish po e projekton për ta aktivizuar si zëvendësues. Gjithmonë nëse Ernest Muçi nuk ka asgjë shqetësuese, pasi stërvitjen e djeshme është detyruar ta ndërpresë. Për një moment gjatë testit brenda grupit u krijua panik në lidhje me rrëzimin e fantazistit.

Pasi mori një top dhe dribloi 2-3 lojtarë, Muçi goditi fort me të djathtën, por nuk arriti që të vendoste këmbën mbështetëse në tokë dhe u rrëzua direkt. (VIDEO)

Ai qëndroi shtrirë dhe stafi mjekësor dhe Silvinjo që ishte aty afër vrapuan drejt tij dhe të gjithë shokët u mblodhën për të kuptuar situatën.

Momenti kur Muçi qëndron shtrirë

Momenti kur Muçi qëndron shtrirë

Pas disa sekondash, Muçi çohet dhe fillon të ecë, por e kuptoi se nuk mund të vazhdonte dhe e ndërpreu stërvitjen. Stafi mjekësor do të bëjë vlerësimet e duhura dhe do të shihet nëse 23-vjeçari do të stërvitet sot me ekipin. Shpresojmë që të mos ketë asgjë serioze dhe të jetë gati për Çekinë.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"