EKSKLUZIVE/ “Trofeu është në dorën tonë”, Bekaj pas barazimit në derbi: Ndoshta nuk ishte rezultati më i mirë për ne…
Visar Bekaj ishte ndoshta lojtari më i mirë për Tiranën në derbi. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Bekaj tha se tani gjithçka është në dorë të Tiranës dhe askujt tjetër.
Visar, çfarë do të thotë për Tiranën ky barazim në derbin me Partizanin?
Çtë them. Ndoshta nuk ishte rezultati më i mirë për ne dhe kjo për shkak të lojës që ne bëmë në fushë. Nuk është rezultati ideal, sepse mendoj që kemi merituar edhe fitoren. Nga një pakujdesi në pjesën e dytë, që shfrytëzoi Partizani, na shënuan gol. Nga ana tjetër, është gjë e mirë që kthyem rezultatin dhe barazimi nuk është keq.
Një barazim që mund të sjellë titullin kampion…
Mbetemi në vendin e parë. Tani ndeshjet i kemi ne në dorë. Luajmë me Laçin, Bylisin dhe Erzenin. Nëse i fitojmë të tria ndeshjet jemi kampionë të Shqipërisë. Gjithçka e kemi ne në dorë dhe jo të tjerët.
Keni qenë në siklet që tre titullarë të skuadrës ishin jashtë derbit?
Është e vërtetë kemi qenë si në panik në këtë pragderbi. Ama ndeshjen e përgatitëm shumë mirë. Kemi qenë plot pozitivitet. Kemi pasur mendimin që do të merrnim rezultat pozitiv. Qëllimi ishte të ishin zero pas dhe po doli ndonjë gjë atëherë është më mirë. Avash-avash të shpallemi kampionë në fund të kampionatit, duke i marrë ndeshjet një nga një.
Mbanë dhe Da Silvën i ndaluat nga një herë?
Unë për këtë punë jam këtu. Shpresoj të jap maksimumin dhe Tirana të shpallet kampione. Tirana është emër i madh.
Laçi?
Është një ndeshje më e vështirë se derbi?
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"