EKSKLUZIVE/ U dëmtua në prag të derbit, portieri i Dinamos shkon në Serbi për rikuperim më të shpejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 9:49

EKSKLUZIVE/ U dëmtua në prag të derbit, portieri i Dinamos shkon në Serbi për rikuperim më të shpejtë

Një dëmtim muskulor që ka pësuar në stërvitje ka bërë që portieri Edmir Sali të humbasë të paktën derbin me Tiranën, që do të luhet në shtëpinë e tij, në Vlorë.

FOTO: F. HAZISLLARI

FOTO: F. HAZISLLARI

“Panorama Sport” mëson se “gardiani” 27-vjeçar i bluve është nisur dje drejt Serbisë për një trajtim ndryshe të dëmtimit të tij tek e mirënjohura Marijana Kovaçeviç, e cila ka bërë mrekulli me sportistë nga më të ndryshmit, mes tyre edhe shqiptarë. Qëllimi është që portieri të rikuperohet sa më shpejt dhe klubi kryeqytetas nuk është kursyer aspak për shpenzimet.

Vendin e Salit sot do ta marrë Teqja, ndërsa për ndeshjen e javës së 10-të mbetet për t’u parë si do të jetë situata. Gjithçka varet nga fakti se për sa seanca terapie do të ketë nevojë portieri vlonjat në Beograd. Eksperiencat e mëparshme kanë treguar se lojtarët rikuperohen në kohë rekord pas trajtimit te “magjistarja” serbe. Edmir Sali deri tani kishte luajtur 8 ndeshje të plota me Dinamon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"