EKSKLUZIVE/ U transferua te Egnatia, zbulohet sa i kërkoi Dinamos Frederik Veseli. Ja prapaskenat e mbrojtësit të Kombëtares
Nuk ishte vetëm Egnatia e interesuar për Veselin, por edhe klube të tjera të Superiores, si Dinamo dhe Partizani. Më afër tij ishte Dinamo, madje në një moment u duk se pati një akord paraprak mes palëve, që mbrojtësi të vihej në urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se Veseli qëndroi disa ditë në kryeqytet dhe vizitoi nga afër kompleksin e Arbanës, selinë e klubit blu. Pretendimet e tij financiare, sipas të njëjtave burime, ishin për rreth 110 mijë euro në sezon. Një shifër e lartë kjo, aq më tepër për një mbrojtës, ndërkohë që gjithçka mbeti e hapur për një negocim të mundshëm të shumës së përmendur më lart.
Klubi blu ishte disa ditë në pritje të vendimit të Veselit, i cili u largua për në Zvicër dhe më pas u komunikoi drejtuesve të Dinamos se kishte disa probleme të tijat personale. Nga sa mund të kuptohet tashmë, 31-vjeçari ka marrë kohë për të parë se cili klub do t’i afronte më shumë dhe përfundimisht vendosi të nënshkruajë për klubin kampion në fuqi. Diçka normale në futbollin e sotëm, sidomos për lojtarët që janë në fundin e karrierës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"