EKSKLUZIVE/ Valentino Murataj mbërrin në Vlorë, mesfushori do të firmosë për dy vite me Flamurtarin
Valentino Murataj mbërriti dje në Vlorë për të firmosur kontratën. Pas mbylli bashkëpunimin me Partizanin, destinacioni i tij është bregdetit.“Panorama Sport” mëson se ish kapiteni i të kuqve, është parë në pasdite në ambientet e klubit ku ka zhvilluar fillimisht një takim me administratorin Sinan Idrizi, duke hedhur edhe firmën mbi kontratë. Mesfushori i qendrës pëlqehet nga vetë kreu i klubit por edhe trajneri Andrea Agostineli, ndërsa mund të themi se është një nga goditjet e merkatos së verës. 27-vjeçarit të lindur në Fier, klubi vlonjat i ka ofruar një kontratë dy vjeçare.
Murataj e ka nisur me të rinjtë e Bylisit për te përfunduar brenda një sezoni te të rinjtë e Tiranës dhe Partizanit. Në sezonin 2015-2016 ka luajtur për Dinamon dhe një sezon më vonë rikthehet në Ballsh, por te skuadra e parë. Që prej sezonit 2020-2021 mbante veshur fanellën e Partizanit. Tashmë do të japë kontributin e tij te Flamurtari, për realizimin e objektivit madhor, ngjitjen në Superiore.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"