EKSKLUZIVE/ Vendimtar në triumfin e Elbasanit, Ze Gomesh: Sulmuesi jeton me golin, më frymëzon Henri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 20:45

EKSKLUZIVE/ Vendimtar në triumfin e Elbasanit, Ze Gomesh: Sulmuesi jeton me golin, më frymëzon Henri

Ze Gomesh ishte “heroi” i Elbasanit në ndeshjen me Laçin, ku hyri si zëvendësues dhe i dha tri pikët skuadrës së tij në një sfidë delikate.

ze gomesh

Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport” pas ndeshjes, portugezi nuk e fshehu lumturinë për golin e parë me fanellën verdheblu, për më tepër që i dha skuadrës fitoren. Ai shpreson që Elbasani të vazhdojë me një ecuri pozitive dhe kërkon maksimumin edhe ndaj Tiranës.

Gomesh nuk preferon t’i vendosë vetes apo skuadrës objektiva, por dëshiron vetëm të punojë për të arritur sa më lart. Në fund ai zbulon edhe futbollistin, nga i cili inspirohet dhe bëhet fjalë për Tieri Henri.

Sa i lumtur je për golin e parë me Elbasanin?

Normalisht që jam shumë i lumtur për golin e parë. Një sulmues matet me gola, por dihet që më të rëndësishme janë tri pikët që mori skuadra. Sot (dje) luajtëm përballë një ekipi të vështirë dhe të fortë, ndaj jam i kënaqur për golin dhe fitoren.

Sa gola synon të shënosh këtë sezon?

Siç e thashë, sulmuesi jeton me golin. Por nuk kam ndonjë objektiv personal, thjesht dua të ndihmoj skuadrën në çdo ndeshje që të marrë pikët.

Ndeshja e radhës është me Tiranën, shpresoni të shënoni sërish?

Në këtë kampionat nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Ne do të përgatitemi maksimalisht gjatë këtyre ditëve për t’ia dalë me sukses.

Çfarë synon Elbasani këtë sezon, mund të fitojë titullin?

Çdo gjë është e mundur. Detyra jonë është që t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të japim maksimumin. Do shohim ndeshje pas ndeshje se deri ku mund të arrijmë, e rëndësishme është që të punojmë fort.

Cili është lojtari që ju frymëzon?

Nuk luan më tani. Ai është Tieri Henri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"