EKSKLUZIVE/ “Vllaznia nuk bindi me lojë, lojtarët e ardhur s’janë për kampionë”, Albert Kaçi: Gabuan me rikthimin e Brdariç (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2024 | 21:44

EKSKLUZIVE/ “Vllaznia nuk bindi me lojë, lojtarët e ardhur s’janë për kampionë”, Albert Kaçi: Gabuan me rikthimin e Brdariç (E PLOTË)

Albert Kaçi ish-mesfushori sulmues i Vllaznisë i ka bërë një përmbledhje dy javëve të para të zhvilluar nga skuadra kuqeblu. Sipas tij, Vllaznia ka marrë më të mirën e mundshme në dy takimet e para, por loja nuk ka qenë bindëse. Për “Panorama Sport” ai është shprehur skeptik për të ardhmen, teksa ka thumbuar edhe stafin drejtues të klubit dhe trajnerin Brdariç.KACI

Si ju duket Vllaznia e këtij fillim sezoni?

Të them të drejtën nga ana e pikëve nuk duket keq. Te loja që ka zhvilluar të lë për të dëshiruar. Kështu që do të shihet në vazhdim, sepse ky është vetëm fillimi.

Barazimi me Tiranën sipas jush rezultat i drejtë, apo Vllaznia la dy dy pikë?

E kam ndjekur totalisht takimin. Për mua Tirana e ka dominuar në lojë Vllazninë. Për mendimin tim, Vllaznia mund të kishte lënë dhe tre pikë. Për mua Vllaznia mori një pikë me vlerë në këtë takim. Tirana pati shumë raste dhe në fund të lojës madje. Edhe sikur të kishte fituar Tirana nuk ishte për t’u habitur. Ku mendoni se nuk shkoi siç duhet ekipi kuqeblu në këtë sfidë? Për mua mesfusha ka çaluar, megjithatë unë pashë një Krymi në stol dhe me hyrjen e tij mesfusha u forcua pak. Në sulm kemi vetëm një Balë dhe mbështetja e lojtarëve nga krahët më dukej e vakët.

Si e shihni prapavijën?

Në pamje të parë nuk duket keq, por ka disa probleme. Kur nuk kanë bërë një merkato të duhur deri tani nuk di se ku mund të gjejnë këta lojtarë.

Çfarë duhet të rregullojë trajneri, që ekipi të arrijë te fitorja në takimet e ardhshme?

Trajnerin e kemi pasur edhe para dy sezonesh. E ka pasur titullin kampion në dorë dh e ka humbur. Për mendimin tim zgjedhja e këtij trajneri ishte e gabuara. Nuk e di se çfarë mund të rregulloj. Një trajner që nuk bashkëpunon me lojtarët ose me stafin më të afërt nuk pritet që të bëjë më të mirën. Ai mesa di merr përsipër gjërat vetë dhe bën si do vetë.

Katër pikë në dy ndeshje për më tepër me rivalët historik, mund të quhet nisja e duhur e këtij sezoni?

Mund të quhet pse jo nisje e duhur e këtij sezoni, duke parë se kemi luajtur me Partizanin e Tiranën. Të ishin gjashtë pikë të plota do të ishte super, por si fillim duhet thënë se është mirë.

Për aq sa keni parë në dy përballjet e para, a e shihni Vllazninë favorite për titull dhe Kupë?

Unë të them të drejtën nuk e shoh favorit pavarësisht kësaj nisje, sepse duhet shikuar disa javë ekipi i Vllaznisë dhe ekipet e tjera për të thënë një mendim. Normalisht që Vllaznia do të luftojë për të dyja.

Në kaq pak ditë të mbetura të merkatos, ku do t’i sugjeronit stafit drejtues se duhet ndërhyrë? Apo duhet besuar tek elementi i ri që ka në përbërje?

Të them të drejtën ato kanë bërë merkaton janë munduar që të bëjnë disa blerje, kanë larguar disa të tjerë. Mendoj se lojtarët e ardhur nuk janë tamam për kampionë. Edhe Karamanoviç i ardhur për mesfushën ka tash dy ndeshje që është i dëmtuar mund të kishte bërë diçka. Lojtarët e rinj duhet që të bëjnë më shumë. Shihja stolin me dhe të jem i sinqertë nuk është se më ngrohnin të rinjtë që janë aty. E kam parë edhe Dodën në të dy ndesh

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"